“Jam gati të largohem”, çfarë u tha Tina Turner mikeshave të saj para ndarjes nga jeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tina Turner i tha Cher dhe Oprah Winfrey se ishte ‘gati për të vdekur’ para se të ndahej nga jeta në moshën 83-vjeçare më 24 maj.

“Ajo e luftoi këtë sëmundje për një kohë kaq të gjatë dhe u tregua aq e fortë sa mendoni se duhet të ishte,” -tha këngëtarja 77 vjeçare të enjten kur mori pjesë në emisionin “The Beat with Ari Melber” të MSNBC.

“Më tha një here: ‘Jam vërtet gati. Thjesht nuk dua ta duroj më këtë.”

Winfrey, një tjetër mikeshë e ngushtë e Turner-it – përmendi në një intervistë të veçantë diçka të ngjashme.

“Sigurisht që isha e vetëdijshëm që ajo ishte e sëmurë, por e kisha parë në vitin 2019 dhe shkova për ta vizituar në spital dhe ajo më kishte thënë atëherë se ishte në të vërtetë gati për të shkuar, që do të thotë, gati të largohej nga planeti.

Unë prisja që atëherë do të ishte hera e fundit që do e shihja.”-tha Winfrey në “CBS Mornings”.

Turner u nda nga jeta pasi luftoi me një “sëmundje të gjatë”, njoftoi familja e saj të mërkurën. Një ditë më vonë, përfaqësuesi i saj zbuloi se muzikantja legjendar vdiq për shkaqe natyrale.

Megjithëse Cher nuk e zbuloi se nga çfarë vuante konkretisht Turner, ajo pranoi se kishte një aparat dialize në shtëpinë e saj në Zvicër.

Dializa është një trajtim që përdoret për ata që janë në fazën e vonë të sëmundjes së veshkave. Turner foli për problemet e saj shëndetësore në një postim në Instagram më 9 mars për nder të Ditës Ndërkombëtare të Veshkave.

Të fundit

Në burg prej 12 Majit/ Caktohet data e seancës së parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi...

Mbi 1 mln turistë në shtator/ Rama: S’korrespondojnë me të ardhurat që deklarojnë hotelet

Gjatë muajit shator vendin e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit shifra të arrijë 10 milionë. Gjatë...

Ky zakon në dush ka efekte befasuese në tru: Për çfarë bëhet fjalë

A keni dëgjuar për përfitimet pozitive që dushi me ujë të ftohtë sjell në trupin dhe mendjen tuaj? Përveç nxitjes së qarkullimit të gjakut dhe...

Gjashtë grupet e njerëzve që duhet të kufizojnë konsumimin e mishit të kuq!

Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin e saj. Rekomandohet të mos...

Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin e horoskopit për...

Lajme të tjera

Web TV