Rama “shpall fitoren” për vitin 2025: Opozita do marrë edhe më pak vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama bëri analizën e zgjedhjeve lokale teksa shprehet se triumfi i PS-së lidhet edhe me disfatën e opozitës. Sipas Ramës, në zgjedhjet e ardhshme opozita do të marrë edhe më pak vota duke u braktisur nga qytetarët, ndërsa paralajmëroi për “fitoren e sigurt” të mazhorancës edhe në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai është shprehur I bindur se opozita do të përfundojë edhe më keq në zgjedhjet e ardhëshme, duke paralajmëruar edhe marrjen pa problem të mandatit të katërt. Këtë Rama e lidh si me një opozitë të dobët, që sipas tij u braktis nga shqiptarët, ashtu edhe tek puna e qeverisë që drejton. “Nëse doni të dini pse jua ktheu Kamza kurrizin, shkoni e shikoni të gjithë politikat e bashkisë, merrni me radhë familjet që ju prishën shtëpitë nga tërmeti, pyesni ata të Unazës pse 130 familje nuk bënë asnjë protestë. Ata e dinë shumë mirë që njeriu që kanë atje fle i fundit, zgjohet i pari dhe çfarë thotë e bën. Ajo çfarë bëjnë atje është fiks ajo që do bëjnë. Kamza bëri atë që keni merituar prej kohësh. Hajdeni me mua në Tropojë e shihni pse ju ktheu kurrizin.

Jeni bërë aq të pashikueshëm, të padëgjueshëm, të pangrënshëm sa një pjesë na votuan ne, një pjesë qëndruan në shtëpi. Herën tjetër do jenë më pak. Më shumë se fitorja jonë ajo është disfatë e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më keq, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë”, tha Rama. Ai gjithashtu nuk e sheh problem pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votime dhe ka një “analizë tjetër” pasi sipas tij ajo që u braktis dhe nuk u votua ishte opozita, ndërsa PS e drejtuar prej tij i mori votat që i nevojiteshin, pavarësisht një ulje të vogël në krahsim me zgjedhjet e mëparshme. ‘Kur shqiptarët sapo kanë folur. Nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë atë që nuk duan të dëgjojnë, është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve. Të flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime.

Lexo edhe :  Shkrihet Albanologjia/ Rama ia kalon në varësi Skënder Gjinushit, mes kundërshtimeve

Pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne, por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që së bashku me të gjithë deputetët në krahun e majtë unë përfaqësoj shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit e të gjitha moshave kërkojini tek mënyra si e lexoni Shqipërinë tek mënyra sesi flisnim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është një këshillë e pa kërkuar që unë ua kam dhënë që në mandatin tonë të parë.’- tha Rama.

 

 

Të fundit

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte. Arrestimi është kryer me urdhër të...

Ja cilat janë vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para

Pikturat e peizazhit shpesh kanë tre elementë kryesorë: terrenin malor, bollëkun e ujit dhe një shumëllojshmërinë e bimësisë. Ky është parë si peizazhi ideal si...

Pa këta tre elementë marrëdhënia juaj nuk do të “mbijetojë”

Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme në një marrëdhënie që janë shumë të rëndësishme për ne sa kontroll do të ushtrohet mbi ne,...

Do bëhen prindër?/ Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku...

“Më 14 maj rinia foli”/ Basha vijon takimet: Qytetarëve iu është vrarë shpresa

Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV