Begaj në Itali/ “Vlerësoj mbështetjen që keni dhënë në procesin e integrimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.

Pas ceremonive të rastit, Presidenti Begaj dhe homologu italian, Mattarella, zhvilluan një bisedë kokë më kokë e më pas kryesuan delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Gjatë takimit të zgjeruar midis dy delegacioneve, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, solidaritetin dhe gjendjen pranë njëri-tjetrit në momentet më të vështira e delikate, në pjesën më të madhe të historisë së dy popujve.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Italisë pas ndryshimeve demokratike mbi tri dekada më parë.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëdimensionale ekonomiko-sociale përmes programeve të zhvillimit e ndihmës, si dhe pritjen e afro gjysmë milioni emigrantësh shqiptarë në Itali, Presidenti Begaj nënvizoi se këto ngjarje i kanë bërë edhe më të forta marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërshtetërore midis dy vendeve.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira ekonomike e tregtare, dhe duke iu referuar Italisë si partneri kryesor e i privilegjuar tregtar dhe si një prej donatorëve kryesorë për Shqipërinë, nënvizoi se mundësitë janë edhe më të mëdha në këtë drejtim.

Lexo edhe :  Begaj në Librazhd, më shumë vëmendje ndaj moshës së tretë

Prania në rritje e sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe interesi për investime në sektorët strategjikë apo në projekte madhore rajonale si Gazsjellësi TAP e Korridori 8-të, janë dëshmia më e mirë në këtë drejtim, por që duhen promovuar edhe më shumë.

Një mirënjohje të veçantë, Presidenti Begaj e shprehu për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit të këtij procesi.

 

Të fundit

Gjashtë grupet e njerëzve që duhet të kufizojnë konsumimin e mishit të kuq!

Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin...

Nga ndeshja Shqipëri-Çeki te drejtësia/ Astrologia bën parashikimin tronditës

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin e horoskopit për...

Habit inxhinieri: E dashuroj një grua virtuale, spikere lajmesh po e po

Inxhinieri Biomjekësor, Ermand Mertenika thë se ai do e dashuronte një grua sintetike. Duke diskutuar për spikeren më të re të lajmeve në Euronews Albania,...

Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku. Impianti u ndërtua për Lojërat...

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada...

Lajme të tjera

Web TV