Dha dorëheqjen si drejtues nga partia, zbulohet lëvizja e bujshme e Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është larguar nga posti i kreut të Partisë Progresive Serbe.

Vuçiç e bëri njoftimin në mitingun e së premtes  të mbajtur në Beograd, ku i kërkoi vendit të tregojë unitet në kohë të vështira.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë bashkohem me ju si udhëheqës i SNS-së.Nesër do të jetë dikush tjetër, por unë do të mbetem anëtar besnik i partisë. Mos u shqetësoni, nuk po shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë.

Nga nesër do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por jo kryetar i një partie politike”, tha Vuçiç para turmës.

Presidenti do të formojë Lëvizjen e re “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”, e cila sipas tij, do t’i shërbejë Serbisë në dy-tre vitet e ardhshme për një periudhë vendimtare. Ai madje ftoi edhe liderët e partive opozitare ne dialog.

“Ju ftoj të bisedojmë, por nuk do të ketë qeveri tranzitore. Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje”, tha Vuçiç.

Më herët, presidenti serb  kishte paralajmëruar se është e nevojshme të krijohet një lëvizje e re politike, i cila do të mbronte interesat e Serbisë dhe jo të vendeve të tjera.

Vuçiç ishte kreu i Partisë Progresive që nga viti 2012 pasi Tomislav Nikoliç u zgjodh president i vendit, ndërsa në 2017-tën ai u zgjodh president.

Sipas raportimeve të mediave, tubimi u ndoq nga më shumë se 200 mijë njerëz në mbështetje të Vuçiç.

Mijëra serbë etnikë erdhën nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina . Një tubim mbarëkombëtar për të treguar mbështetjen dhe forcën e presidentit, pasi vendi prej muajsh është përfshirë nga protesta që duan largimin e Vuçiç.

Të fundit

‘Çmendet’ moti në vend/ Mbrojtja Civile del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut. Por nga...

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nga Ornela Çuçi  Kur Albert Einstein thoshte: "Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi është një sëmundje infantile. Është...

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV