Pse bota nuk duhet të ketë frikë nga vala e re e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyzet milionë infeksione në javë deri në fund të këtij muaji, me një kulmim prej 65 milionë rastesh deri në fund të qershorit.

Kina po ngre alarmin për një valë të re të Covid-19, pak javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e urgjencës pandemike, dhe kur në SHBA pacientët së prekur nga Covid-19 nuk po numërohen më nga autoritetet.

Virusi ka ndryshuar dhe nuk është më i frikshëm, megjithatë pulmonologu i njohur kinez Zhong Nanshan ka njoftuar se nënvarianti Xbb i variantit Omicron mund të përhapet si flakët e zjarrit në të gjithë territorin e vendit.

Shqetësimet e autoriteteve kineze, bazohen tek kapërcimi i frikshëm i infeksioneve të zbuluara javët e fundit. Sipas të dhënave nga Qendra Kineze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CCD), shkalla e infeksioneve me nënvariantin Xbb u rrit nga 0.2 për qind në mesin e shkurtit në 74.4 për qind në fund të prillit, për të arritur në 83.6 për qind në fillim të muajit maj, ndërsa kurba vazhdon që të rritet.

Atëherë, a është në rrezik e gjithë bota nga kjo valë e re?

Marko Kavaleri, kreu i vaksinave në Agjensinë Evropiane të Barnave (EMA) i siguron të gjithë të jenë të qetë: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është gjithmonë nënvarianti Xbb që po përhapet në pjesë të ndryshme të Azisë, dhe kjo valë është një tjetër dëshmi se virusi mbetet mes nesh dhe përhapet vazhdimisht”.

Megjithatë, ai po e bënë këtë pa bërë dëme të mëdha, përveç atyre që janë më të brishtë në aspektin shëndetësor, ndaj ata duhet të mbrohen. Vaksina e re që do të miratojë EMA brenda dy javësh do të jetë e disponueshme në shtator.

Bëhet fjalë për një vaksinë kundër varianti Omicron, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe Moderna (dhe ndoshta edhe Novavax).

Pra ne duhet të përballemi ende me Covid-19, por pa dhënë alarmin. Xbb është një nënvariant i Omicron, i fundit që të gjithë e njohin dhe që i ka dhënë një kthesë pozitive pandemisë.

Ai shkakton simptoma të lehta, më të pakta edhe se ato të gripit, dhe që nuk do të dëmtojë  sistemin shëndetësor kinez, siç konfirmohet edhe nga pulmonologu Uang Guangfa i Spitalit të Parë Universitar të Pekinit.

Lexo edhe :  A është e rrezikshme për shëndetin të konsumoni djathë të mykur?

Në realitet, autoritetet kineze kanë frikë nga një valë infeksionesh sepse janë të vetëdijshëm për mungesën e imunizimit të përgjithshëm: 91 përqind e popullsisë kineze, ka marrë të paktën një dozë vaksine (të dhënat e mbledhura në shkurt), por dihet se vaksina e përdorur nuk është shumë efektive në krahasim me ato të përdorura nga BE-ja dhe thuajse në pjesën tjetër të botës (mRna).

Megjithatë, është e kotë që të bëhen projeksione sepse ato nuk janë të besueshme. Masimo Çikoci, drejtor i Njësisë Epidemiologjike në Universitetin Biomjekësor të Romës, është i bindur për këtë: “Çdo model matematik i aplikuar për Covid-19, veçanërisht për Omicron që ka një larmi të madhe nënvariantesh, nuk funksionon.

Mendoj se është një parashikim disi i sforcuar. Është e pamundur të modelosh një virus që ka kaq shumë variabla sa të mund ta vendosësh në një algoritëm. Sepse vetë algoritmi është i gabuar, dhe të jep diçka që nuk është e saktë. 60 milionë infektimet që parashikojnë kinezët mund të jenë 600 mijë ose 6 mijë”.

Deri më tani, të gjitha kompanitë, Pfizer dhe Moderna, thonë se vaksinat mRna funksionojnë në të gjitha variantet dhe nënvariantet e Omicron, dhe se kjo është një formë e re kombinuar e Omicron. “Në nivelin evolucionar jemi mirë edhe përsa i përket simptomave të cilat janë gjithmonë shumë të lehta, më pak sesa të një gripi. Porandaj nuk duhet të trembemi sepse nuk ka shqetësim përderisa përhapen kryesisht nënvariantet e Omicron”- thekson eksperti.

Por epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhov, e cila udhëhoqi strategjinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë krizës pandemik, nuk e nënvlerëson këtë kundërsulm të ri të  virusit: “Kërcënimi nga Covid-19 nuk është zhdukur ende. Edhe nëse bota nuk dëshiron të dëgjojë për të, qeveritë duhet të jenë të gatshme të reagojnë si duhet ndaj një rigjallërimi të infeksioneve”.

Pershtatur nga Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV