Studimi: Një fetë bukë në mëngjes ndihmon në humbjen e peshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karbohidratet konsiderohen nga shumë si të ndaluara në një dietë që synon humbjen e peshës. Hulumtimet e kryera në Tel Aviv, megjithatë, sollën në pah të dhëna të reja që përmbysin këtë teori.

Sipas studiuesve, një fetë bukë në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

“Një fetë bukë në mëngjes ul nivelet e glukozës në gjak dhe është më pak e majme se një fetë bukë pasdite”, thotë drejtuesja e hulumtimit, Dr. Daniela Jakubowicz, duke shtuar:

“Koha kur hani diçka është më e rëndësishme se çfarë hani dhe sa kalori ka.”

Sipas rezultateve të hulumtimit, pjesëmarrësit që konsumuan një mëngjes të madh, një drekë mesatare dhe një darkë të lehtë humbën katër herë më shumë peshë sesa ata që hëngrën gjashtë vakte identike gjatë ditës.

Ky hulumtim i veçantë fillimisht është bërë për rastet e diabetit dhe obezitetit, megjithatë është një tregues i mirë se si mund të humbni më shumë peshë.

Nutricionistja Susie Burrell pajtohet se gjetjet e hulumtimit janë inkurajuese.

“Është provë se koha e vaktit dhe shpërndarja e karbohidrateve gjatë gjithë ditës është një pjesë e rëndësishme e humbjes dhe menaxhimit afatgjatë të peshës.”

“Nivelet e balancuara të glukozës, dhe për rrjedhojë rregullimi i insulinës, është gjëja më e mirë që mund të bëjë dikush për kontrollin afatgjatë të peshës dhe ngrënia e karbohidrateve të kontrolluara nga porcionet është mënyra më e lehtë për ta arritur këtë.”

Për shembull, mund të lyeni bukë me gjalpë dhe të shtoni fara. Kombinimi i këtyre ushqimeve është i shijshëm, i shëndetshëm dhe dietik.

Një alternativë tjetër është kombinimi i bukës me vezë dhe avokado.

Konsumoni bukë pa sheqer dhe me pak kripë që janë më të shëndetshme dhe të dobishme për trupin.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV