Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar disa statistika nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilat u mbajtë në 61 Bashki të vendit.
Përmes një postimi në facebook, Celibashi bën me dije se në këto zgjedhje votuan 1.395.360 qytetarë shqiptarë nga 3.650.658 zgjedhës në total. Pra pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.22 %.
Statistika nga rezultatet paraprake të KQZ Shqipëri:
-5213 QV
-3.650.658 zgjedhës në total
-1.395.360 votues në total
-38.22 % pjesëmarrja në zgjedhje