Po shkonte në mbrëmjen e maturës, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kevin Murataj është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali mesnatën e 26 majit. I riu fatkequ përplas për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në zonën e Lignano Sabbiadoro (Udine) .

Mediet italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari doli nga një piceri ku kishte darkuar me mësuesit dhe shokët e klasës për të festuar përfundimin e maturës.

Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit të gjimnazit.

Mbrëmjen e kishte kaluar në një piceri me shokët e klasës dhe mësuesit dhe po shkonte në një diskotekë në resortin bregdetar për të marrë pjesë në festën e maturës.

Teksa po kalonte rrugën, ai është përplasur në vijat e bardha nga një automjet.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë rrugës.

“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediet italiane daja i 19-vjeçarit. Autoritetet në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV