Rusia sulmon Kievin me dronë gjatë natës, raportohet për të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia kreu një valë sulmesh ajrore në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, ndërsa autoritetet po përgatiten për të shënuar Ditën e Kievit, ditën e themelimit të tij, të dielën. Zyrtarët në Kiev thanë se ky ishte sulmi më i madh i Rusisë me dronë ndaj qytetit që nga fillimi i luftës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 52 nga 54 dronët e prodhuar nga Irani. Një 41-vjeçar u vra nga rënia e copave të një ndërtese tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Ai tha se një ndërtesë tre katëshe magazinimi u godit nga sulmet ruse.

Me afrimin e një kundërofensive të paralajmëruar nga Ukraina, 15 muaj pas fillimit të luftës, Moska ka intensifikuar sulmet ajrore pas një qetësie gati dy mujore, duke vënë në shënjestër kryesisht bazat ushtarake dhe linjat e furnizimit.

Dita e Kievit është një festë që shënon themelimin zyrtar të qytetit 1541 vjet më parë. Zakonisht në këtë ditë mbahen panaire në rrugët e qytetit, koncerte të drejtpërdrejta dhe ekspozita të veçanta, por këtë vit ishin bërë plane për festime të një shkalle më të vogël.

Në një video-fjalim të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sanksione të reja ndaj 220 kompanive dhe 51 personave për lidhjet e tyre me Rusinë.

“Këto janë kompani ushtarake të lidhura me kompanitë ruse, të cilat i shërbejnë luftës. Ndërsa personat e prekur nga sanksionet janë menaxherë të këtyre kompanive. Jo të gjithë operojnë në territorin e shtetit terrorist, disa prej tyre operojnë në vende të tjera. Por, të gjitha do të ndeshen me presionin global”, tha presidenti Zelensky.

Zoti Zelensky gjithashtu falënderoi Japoninë, Gjermaninë, Finlandën, Kanadanë dhe Islandën për sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë dhe për ndihmën ushtarake që ato i kanë dhënë Ukrainës./VOA

Të fundit

Shtatë ushqime të dëmshme për mëlçinë që duhet të largoni nga dieta juaj

Mëlçia është një nga organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Është përgjegjëse për largimin e toksinave,...

U aksidentua për vdekje nga makineria e mishit/Flet shoqja e Lubjanës,ja pse iku në Greqi

Tronditëse ishte vdekja e Lubjana Baçevanit, shqiptares që humbi jetën në vendin e punës në Greqi, ku u aksidentua për vdekje nga makineria e...

Arsyet e tallavasë me “dosjet” e SPAK

Nga Ylli Pata Para disa ditësh, Roberto Saviano, shkrimtari dhe gazetari i njohur italian, trajtoi në emsionin e tij, një temë që e zbërtheu në...

Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroret, reagon Taulant Balla: Qeni që leh, s’të ha!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të...

Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Tetori erdhi, edhe pse temperaturat e vjeshtës sikur s’e kanë me qejf. Edhe ky muaj sjell surpriza të reja, në ditë të veçanta. Këto janë ngjarjet...

Lajme të tjera

Web TV