Shefi i Wagner akuza zyrtarëve të Kremlinit: Na kanë zhdukur nga mediat shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 28 maj se është i bindur që zyrtarë të lartë të Kremlinit ua kanë ndaluar mediave shtetërore ruse që të raportojnë për të. Ai porositi se një qasje e tillë mashtruese do të çojë deri te një reagim nga populli rus brenda muajsh. Prigozhin, që është themelues i Wagner-it, është anëtari më i njohur i rrethit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili fitoi famë gjatë luftës 15-mujore në Ukrainë.

Forcat e Prigozinit kanë qenë në ballë të betejës për marrjen e kontrollit të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Rusia ka pretenduar se e ka marrë këtë qytet, gjë që është mohuar nga Ukraina. Megjithatë, roli i Prigozhinit në këtë fitore të pretenduar ruse në Bahmut është minimizuar nga mediat shtetërore ruse.

Një tregues sipas Prigozhinit është që mediat shtetërore injoruan pretendimin për marrjen e Bahmutit për 20 orë dhe nuk transmetuan fare fjalimin e tij. I pyetur se pse media shtetërore ruse kishin ndaluar mbulimin për të, Prigozhin përdori disa proverba ruse për të ngacmuar ata që ai tha se janë përgjegjës për këtë: “Çfarë është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël”, tha ai.

“Wagner nuk mund të përdoret nga burokratët. Wagner nuk mund të fshihet. Jam shumë i sigurt se ata kanë ndaluar mbulimin mediatik për ne. Burokratët e nivelit të lartë në Kremlin po mundohen të mbyllin gojën e kujtdo, në mënyrë që të mos flitet për Wagner-in”, shtoi ai.

Sipas tij, një qasje e tillë do të marrë një kundërpërgjigje nga populli rus.

“Në terma afatgjatë, pas dy apo tre muajsh, ata do të marrin një shuplakë nga populli për tentimin që të mbyllin gojën dhe veshët e njerëzve”, tha Prigozhin.

Lexo edhe :  Pse njerëzit merren me thashetheme?

Shefi i Wagner-it ka qenë mjaft kritik për komandantët rusë, por edhe për ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kanë injoruar deklaratat e Prigozhinit lidhur me kritikat për pushtimin e Ukrainës, që Rusia ka nisur në shkurt të vitit 2022. Prigozhin po ashtu tha përmes një audio-mesazhi se 72.000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftimet në Bahmut dhe rreth 100-140.000 ushtarë ukrainas janë plagosur.

Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Pavarësisht se Rusia dhe Wagner-i kanë pretenduar se kanë nën kontroll Bahmutin, Kievi ka insistuar se forcat e tij ende kanë nën kontroll një pjesë të vogël të këtij qyteti që gjendet në rajonin e Donjeckut./REL

Të fundit

E veja e Navalnyt: Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor!

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i...

Përmbyset autobusi me nxënës në Itali, plagoset rëndë shoferi

Një autobus me nxënës doli nga rruga në Baragiano në Potenza për të shmangur një përplasje kokë më kokë me një makinë, duke u...

Papa Françesku dërgohet në spital

Papa Françesku u dërguar sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas...

Princi Harry humbet sfidën e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e sigurisë në MB

Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë për nivelin e mbrojtjes së tij të sigurisë kur ai ndodhet në...

“Regjimi i Putin duhet të humbasë”, Zelensky në Tiranë: Dështimet e tij janë siguria jonë

“Dëshiroj të falenderoj ramën për mbështetjn personale për Ukrainën. Edi, e vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mudnësinë që po na jep. Të gjithë e kuptojnë...

Lajme të tjera

Web TV