Berisha ‘kamikaz’, për interesin e tij shkatërroi PD/ Ngjela: Sot e djathta e paralizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrëfim ndryshe ka qenë ai i avokatit të njohur, Spartak Ngjela këtë fundjavë në një studio televizive. Ngjela foli për historinë e vendit, lidhjen me Italinë, tek antikultura në ditët e sotme por nuk u la pa ngacmuar edhe për situatën aktuale në Shqipëri, teksa hodhi akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për avokatin Ngjela, sot nuk ka opozitë. Ai tha se Sali Berisha e çau partinë në dy pjesë për interesat e tij. Sipas tij, sot e djathta është e paralizuar.

-Avokat Ngjela, si i shikoni raportet mes Shqipërisë dhe Italisë?

Nuk më lidh kultura italiane e tim eti por ne patëm një histori, që nga viti 1958 e deri në 1973 këtu dukej Italia, RAI1 dhe RAI2. E hoqën në 74 filloi lufta kundër liberalizmit, u tremb Enver Hoxha. Tirana, Durrësi, Vlora kulturën e brezit të ri e morën nga RAI.

Pastaj kaluam nga muzika italiane te ajo amerikane dhe anglo saksone. Pasi u ngopëm me muzikën anglo-saksone, kaluam te ajo klasike.

-Pse ka kaq shumë anti-kulturë?

Nuk di arsyen po niveli i dobët i shkollës dhe një dëshirë e madhe për tu larguar, që nuk është negative. Ata na kanë mbajtur ne, me remitancat e tyre, ku kishim të ardhura. 92-96 u shkatërruan 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri.

Këtu kanë ndodhur gjëra që do i zgjidh vetëm historia. Gjithë mundimi 4-vjeçar i shqiptarëve që i ndërtuan bukëthatë. Krim i madh. Goditën dhe arsimin, prishën qytetet.

-Po Berisha është fajtor për krizën politike në Shqipëri?

Shqipëria nuk ka opozitë, gjendje e rëndë. E krijoi Saliu. Doli non grata në Amerikë, PD e hoqi nga grupi parlamentar, ai bëri foltoren, çau partinë dhe e bëri 2, për interesin e vet. Sot e djathta është e paralizuar, edhe historia e Shqipërisë.

-Ndërkohë në shkrimet e tua jep shumë shpresë, a duhet që të kemi shpresë ne në këtë vend?

Fakti im që më ka bërë optimist janë dy shtete shqiptare. Unë i kam bërë? Shqiptarët i kanë bërë? Doli një forcë e madhe që kërkoi të vendoste padrejtësinë, atëherë si të mos më jap kjo mua optimizmin dhe të them se politika e lartë botërore do që në Ballkanin Perëndimor të punojë me botën shqiptare dhe ky nuk quhet Ballkani perëndimor por quhet Gadishulli ilirik dhe e ndryshuan.

E thash këtë për të treguar se na kanë luftuar, por tani jo. Kemi aleat dhe mendoj se do të kemi vazhdimisht. Që nga momentet që na lini shpresa kur na dhanë pavarësinë kishim Austro Hungarinë dhe kur ra kjo e fundit ne ngelëm në mëshirë të faktit, por e mbajtëm veten. I rezistuam luftës së parë botërore dhe na mbrojti Ëillson dhe kjo ka qenë mbrojtja  e parë Amerikane.  Ne na kanë luftuar për territore, por kush na ka shpëtuar, çfarë force i ka trembur kundër nesh, gjuha, sepse nuk kuptohet greqishtja e vjetër nëse s’është shqipja. Gegnishja është gjuha jonë e vjetër, kjo na mbajti gjuha.

Lexo edhe :  Berisha: Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare

Ilirishtja, maqedonishtja e vjetër dhe greqishtja e vjetër janë dialekte të një gjuhe. Dhe tani po rimarrim veten dhe prandaj thashë më parë që jam optimist sepse e di historinë. Shqipja do filloj të marr veten, kjo gjuhë ka qenë influence në të gjitha gjuhët e tjera.

Ne ishim i pari komb në botë që shkrimtarët tanë ishin nën nivelin e përkthyesve që botonin  nga bota sepse ata ishin njerëzit më të ditur që morën përkthimet. Përkthyen gjithë literaturën klasike.

Noli vendosi vulën me përkthimet që bëri, ai ktheu nivelin e gjuhës. Zogu erdhi dhe vendosi një të mesme dhe mori  Elbasanin. Madje këtu është bërë  gabim që nuk e lënë dialektin verior që të eci paralel. Ne kishim gjithë autorët geg, pastaj erdhi norma.

Po tek Noli janë mbështetur të gjithë këta që krijuan gjuhën zyrtare e cila nuk ka lidhje  me tosknishten, por gjuha e lindjes sonë është gegnishtja.

-A ka gjë më të rëndësishme sesa fjala për ju?

Fjala është për komunikim, kurse për dijen është koncepti. Ideja del përmes konceptit që është një shumësi e barabartë fjalësh, e cila që nxjerr fjalën  kryesore.

-Të ka trembur kjo situata e Himarës, që duan të marrin një copë nga Shqipëria ta bëjnë greke?

Nuk më tremb në fakt, sepse ata kanë pasur hallin më të madh qendrën e Labërisë. Problemi qëndron se ajo është qendra e Labërisë, Himara dhe kjo i tmerron.

-Po çështja çame do të zgjidhet ndonjëherë sipas jush?

Derisa u zgjidh Kosova do të zgjidhet edhe ajo. Unë pres se shumë shpejt do të dal problemi çam, është një pastrim etnik i paparë. Pronat çame nuk i kanë prekur i kanë lënë shtetërore, por e kanë lënë me qira shtetërore, sepse i kanë këta titujt e pronësisë.

Ne si shtet jemi të vonshëm dhe në 12 na i dhanë mundësinë dhe ishim vetëm deri sa doli Musolini se nuk ishte budalla zogu që u lidh me atë. Erdhi sistemi komunist mese do ta mbante ai me paratë e Moskës dhe Kinës. Po ata nuk erdhën të na pushtonin se ishte tjetër kohë.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV