Kryeministri spanjoll jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet rajonale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Pedro Sanchez, pas humbjes së tij në zgjedhjet vendore dhe rajonale ka dhënë dorëheqjen dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 23 korrik.

“Miremengjes. Do të flas shkurt dhe gjithashtu do të përpiqem të jem shumë i qartë. Sapo kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen dhe do të shpallim zgjedhjet më 23 korrik.

Thirrja formale për zgjedhje do të publikohet nesër, në Fletoren Zyrtare të Shtetit, në mënyrë që zgjedhjet të mbahen të dielën, më 23 korrik, në përputhje me afatet e përcaktuara me ligj.

Këtë vendim e kam marrë në funksion të rezultateve të zgjedhjeve ditën e djeshme. Si kryetar i qeverisë dhe si Sekretar i Përgjithshëm i PSOE-së, besoj se është e nevojshme të japim një përgjigje dhe t’ia dorëzojmë mandatin tonë demokratik vullnetit të popullit.

Spanja është gati të kapërcejë një fazë krize që vjen nga emergjenca e Covid-19, gjithashtu nga lufta në Ukrainë. Jemi përpara një rruge të qartë rritjeje, krijimit të vendeve të punës dhe kohezionit social, dhe në këtë pikë të legjislaturës qeveria ka kryer reformat madhore të përkushtuara në programin e qeverisë dhe gjithashtu në marrëveshjen tonë me Komisionin Evropian.

Gjithashtu, vendi ynë po përgatitet të mbajë një përgjegjësi në këtë kontekst gjeopolitik që po përjeton Europa, dhe është presidenca me rotacion e Këshillit të Bashkimit Europian.

Të gjitha këto arsye kërkojnë vullnetin e burrave dhe grave spanjolle, një sqarim të politikave që duhet të zbatojë qeveria e kombit dhe një sqarim të forcave politike që duhet të udhëheqin këtë fazë.

Ekziston vetëm një metodë e pagabueshme për të zgjidhur këto dyshime. Kjo metodë është demokracia dhe, prandaj, besoj se gjëja më e mirë është që burrat dhe gratë spanjolle të kenë të drejtën e fjalës. Faleminderit shumë”, tha Sanchez.

Të fundit

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për...

Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca,...

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e...

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së...

Po kalonte rrugën, makina hedh në erë këmbësorin në kryeqytet (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rendë...

Lajme të tjera

Web TV