Panairi ‘Art, Zeje dhe Sport’ në Lezhë/ Kushi: E surprizuar nga talenti i nxënësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ruajtja e traditave dhe përçimi i tyre në breza ishte kryefjalë e panairit “Art, Zeje dhe Sport” të organizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë.

Me punimet e tyre artizanale, fëmijët e 47 shkollave 9- vjeçare dhe të mesme në Lezhë përveç emocioneve, përcollën mesazhe të forta që kanë të bëjnë me ruajtjen e zakoneve, këngëve, valleve dhe  traditave shqiptare që janë ruajtur me fanatizëm nga të parët tanë dhe i kanë sjellë deri më sot të pa ndryshuar.

Ministrja Kushi pa nga afër punimet e fëmijëve dhe u kërkoi që këtë traditë ta vazhdojnë.

“Për mua është hera e dytë që vij në Lezhë, për një event si ky. Një panair, ku nxënës nga shkolla të ndryshme nga i gjithë qarku, vijnë dhe prezantojnë të gjithë punimet e tyre, në pikturë, zeje, në art, veshje tradicionale.
E ku ka më bukur, se sa t’i edukojmë brezit të ri që t’i duan traditat, ta duan artin, dhe këtu kam parë talente të jashtëzakonshme.
Kjo është një mundësi shumë e mirë, që ne t’i identifikojmë talentet, e më pas t’i mbështesim që ata të ndjekin talentin e pasionin e tyre” – u shpreh ministrja.

Kushi falënderoi prindërit, mësuesit dhe Bashkinë e Lezhës për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar jo vetëm arsimit e shkollave, por edhe programeve jashtë shkollore.

“Unë e falënderoj shumë drejtorinë rajonale, Hasanin, dhe të gjithë mësuesit që i ndjekin dhe mbështesin kaq shumë këta fëmijë. Patjetër edhe prindërit.

Prindërit na japin një mbështetje shumë të madhe, pasi kur është fjala për zeje, për grep apo punime me dorë janë pikërisht mamatë, gjyshet që ua përcjellin traditën dhe nxënësve të tjerë” – tha ministrja.

Lexo edhe :  Gonxhja-Alberti, diskutohet çelja e një qendre shqiptare të kulturës në Itali

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 2 mijë nxënës të cilët shprehën talentin e tyre në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.

Të fundit

Simptomat e astmës në varësi të motit! Kujdesi që duhet të tregoni

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit. Simptomat e...

Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, ja si duken Archie dhe Lilibet

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët. Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në...

Gati më 2031/ Zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos, ja sa kushton

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos, me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh, ka hyrë në fazën e tij të realizimit....

Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?

Ylli Pata Fushata elektorale nuk ka hyrë në kulmin e saj, pasi zyrtarisht ajo nis një muaj para 11 majit. Por edhe tani mund të...

I burgosur për pesë dekada, 89-vjeçari japonez merr shpërblimin e majmë

Jeta duket se është treguar më e padrejtë për këtë japonez. I akuzuar për vrasje ai vuajti dënimin me burg për më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV