Rreziku “i fshehur” i çmimeve: Inflacioni bazë me rënie vjetore, por me rritje mujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në prill.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.82%, nga 6.49% që kishte qenë në muajin mars dhe duke shënuar nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2022.

Por, megjithë rënien vjetore, që i detyrohet në një masë të madhe efektit të bazës krahasuese, inflacioni bazë shënoi edhe njëherë rritje me bazë mujore. Ndryshimi i indeksit të inflacionit bazë shënoi rritje me 0.46% krahasuar me muajin mars, duke i përshpejtuar ritmet e rritjes për të dytin muaj radhazi.

Rritja e inflacionit bazë mujor është një tregues se presionet inflacioniste në ekonomi ngelen të larta, ashtu siç ka nënvizuar edhe Banka e Shqipërisë në analizat e fundit. Raporti i fundit i politikës monetare nënvizon se rënia e inflacionit pas muajit mars duket të ketë më shumë natyrë statistikore.

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, në përllogaritjen e inflacionit bazë ajo përfshin edhe disa produkte të veçanta ushqimore, që ndër vite kanë dëshmuar qëndrueshmëri të çmimeve. Edhe për këtë arsye, inflacioni bazë që prej marsit të vitit të kaluar ka shënuar nivele mjaft të larta.

Një tregues akoma më i ngushtë, inflacioni bazë neto, në tremujorin e parë shënoi vlerën 4%, duke u rritur më tej nga niveli prej 3.8% i tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Inflacioni bazë neto, që përjashton edhe nën-grupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të shportës së IÇK-së. Kjo nënkupton se inflacioni bazë neto tregon komponentin më të qëndrueshëm të inflacionit.

Lexo edhe :  Pse nuk tatohet fluksi i parasë?

Tendencat e ecurisë së inflacionit bazë dhe inflacionit bazë neto mund të jenë një paralajmërim se inflacioni në ekonomi mund të rizgjohet përsëri gjatë muajve në vazhdim. Në muajin prill, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 4.6%, por, për shkak të faktorëve të mësipërm, gjasat janë që inflacioni të shfaqet rezistent.

Kushtet në tregun e punës janë të shtrënguara dhe bizneset vijojnë të hasin vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijimësi.

Pamundësia e tregut për t’iu përgjigjur kërkesës së shtuar për punë, si në aspektin sasior dhe në atë cilësor, po shndërrohet në premisë për rritje të shpejtë të pagave, të kostove të prodhimit dhe të inflacionit./monitor

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV