Turi i falenderimeve/ Vota pro, Rama druhet mos i kthehet kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pranuar gabimet e bëra në qeverisjen qëndrore dhe lokale, duke u kërkuar të tijëve që “besimin e marrë” në zgjedhjet e 14 majit, të mos e kthejnë në zhgënjim të madh në të ardhmen. Si e lexon Rama votën pro tij dhe PS-së dhe shfaqja në publik si një “qytetar që i di problematikat” dhe vuan nga arroganca dhe shpërdorimi i besimit nga zyrtarët e lartë.

E nisi në Durrës, e vijoi në Vlorë dhe po e përfundon në Gjirokastër turin dy ditor të falenderimeve në çdo bashki që ka fituar. Por ndryshe nga herët e tjera, kryeministri Rama ka pranuar gabimet e bëra në qeverisjen e tij, arrogancën në disa raste në institucione apo edhe shkëputjen e zyrtarëve të lartë publik nga “halli i qytetarëve”. Në Durrës Rama pranoi se disa individë, edhe nga qeverisja qëndrore e kanë turpëruar vendin me akuzat për korrupsion. Nga ana tjetër edhe administratën lokale që ka marrë një revansh për shkak të fitimit të 53 nga 61 bashkitë e vendit ta ulë me këmbë në tokë. Pas zgjedhjeve kryeministri nuk ka shfaqur entuziazëm të dukshëm, por po tenton të tregojë përgjeshmëri, për të lënë në publik imazhin se nuk do të abuzojë me “votën qytetare”. Rama pranoi se janë bërë gabime në dhjetë vitet e qeverisjes së tij, si në qendër ashtu edhe në administratën e lartë lokale. “Kemi bërë gabime dhe nuk jam krenar e do të dëshiroja të mos i kishim bërë. Kur flas në shumës nuk flas për ju, por për udhëheqësa të PS-së, flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS. Që jo nuk i kanë dhënë gjithçka por në gjithë këto vite i kanë dhënë dhe kosto. Kanë marrë detyra të larta, e drejtimin e agjencive të rëndësishme e kanë tupëruar familjen tone”-tha Rama në takim me drejtuesit lokal të Durrësit. Jo me të njëjtin fjalor, por me problematika të njëjta Rama mbajti fjalën e tij edhe në Vlorë. Pikërisht në bashkinë ku kandidati i PS-së u votua me mbi 70 % në zgjedhjet lokale, kreu i qeverisë tentoi të shkundë administratën e lartë dhe veçanrisht çështjen e trajtimit të pronave, ku abuzivizmi është i madh. “Vlonjatët nuk erdhën në 14 maj t’i japin 71 % Ermalit se janë të lumtur me çfarë bën Hipoteka e Vlorës. Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe të Shqipërisë. Mund të marr edhe shembuj nga qeveria qëndrore po të doni, për njerëz që na kanë turpëruar. Por këta shembuj na vlejnë jo për të kthyer kokën mbrapa dhe të themi s’kemi bërë punë. Njerëzit e këqinj nuk duhet të kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet, pavarësisht se me kë janë të lidhur, kë kanë krushq dhe gjak. Është shumë e rëndësishme që PS e Vlorës të jetë fytyra e gjithë atyre që e votuan. Jo instrumenti i përfitimeve të një grushti njerëzish. Jo rruga që disa të bëjnë parakalime me kokën lartë, duke i parë njerëzit nga lartë-poshtë. Kjo do të thotë se njerëzit e përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë komunitet”, u shpreh Rama. Edhe dje nga Gjirokastra ku zhvilloi turin e falënderimeve për fitoren e 14 majit kishte një thirrje për të gjithë të zgjedhurit, por edhe për deputetët dhe ministrat. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit PS nuk u votua sepse njerëzit janë të kënaqur, përkundrazi ka shumë të pakënaqur tha ai. Rama pranoi se kanë bërë gabime, duke theksuar se kur mendon se ka ende drejtues në zyrat e shtetit që sillen si bajraktarë vota e 14 majit i duket e ekzagjeruar. Nëse besimin që i kanë dhënë nuk ja kthejnë në shpërblim, Rama deklaroi se i pret një goditje shumë të madhe që askush nuk mund ta imgjinojë. “Kur mendoj gabimet që kemi bërë, kur mendoj gjërat që nuk na bëjnë krenare, mua ky besim më duket marrje e një kredie shumë të madhe që për ta larë duhet një super investim nga cdo aspekt nga ana jonë. Sa i përket humbjes së tyre dhe fitores tone dua që të gjithë ta kuptojnë, kam parasysh të zgjedhurit, veten time, deputetët, ministrat kryetarët dhe të atyre që marrin besimin tonë që vota e 14 majit nuk është një votë kënaqësie. Njerëzit nuk kanë votuar masivisht sepse janë të kënaqur. Këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse nuk duam që të mos fluturojmë sic thotë Tërmeti me barishte nga prapa. Duhet ta kuptojmë shumë mirë që njerëzit janë të pakënaqur me ne. Çdo votuesi i yni dhe çdonjëri nga ne që i shërben kësaj force politike me përkushtim dhe që ka dhënë shumë më tepër seç ka marrë, po ta pyesësh a je i kënaqur? Do thotë jo nuk jam. Sepse ka shumë gjera për të mos qenë të kënaqur, sepse nëse do jemi të kënaqur nuk do bëjmë dot gjerat që duhet të bëjmë. Njerëzit kanë votuar se pavarësisht se janë të pakënaqur kanë pritshmëri të lartë ndaj nesh”-u shpreh kreu i qeverisë. Po ashtu edhe në Sarandë kritikoi ashpër institucionin e Kadastrës, duke e konsdieruar turp dhe persona që kanë abuzuar me flamurin e PS-së.

Lexo edhe :  Studimi i ri/ Tingujt që përmirësojnë gjendjen tuaj shpirtërore

Taktika politike

Kreu i qeverisë është mëse i ndërgjegjshëm që fitorja e thellë në bashkitë e vendit nuk ka ardhur vetëm për “mirëqeverisjen”, por sidomos për problemet e shumta që ka opozita. E përçarë dhe me ish-kryeministrin Berisha të shpallur “non grata”, elektorati i djathtë nuk mundi të ndryshojë diçka në qeverisjen lokale. Zgjedhjet treguan se më shumë se votë pro ndaj qeverisë, ishte një “votë kundër” ndaj mungesës së alternativës së opozitës. Duhet të ishte e kundërta në një vend demokratik, por kjo është ajo që ndodhi në zgjedhjet e fundit. Megjithatë Rama i druhet diçkaje më të madhe pasi i gjithë besimi i dhënë mund të kthehet në zhgënjim të madh. Në këtë pikë u kërkon të tijëve që të jenë më pranë qytetarëve dhe mos shfaqin arrogancë, të shmangin korrupsionin sidomos në kadastër apo shërbimet publike. Pavarësisht kritikave, Rama tenton ta mëjanojë veten, duke u shprehur se janë individë që kanë përdorur flamurin “e pastër” të PS-së. Në këtë pikë ai po mundohet që në publik të shfaqet si një qytetar i cili kërkon nga qeverisja më shumë shërbime, në të kundërt vota pro mund të kthehet masivisht kundër. Në këtë formë të tijëve u kërkon që të mos abuzojnë pasi do u humbë pushteti, ndërsa qytetarëve në një lloj mënyre u tregon se unë i di problematikat që keni, madje i vuaj njësoj si ju, por janë disi individë në qeverisjen qëndrore dhe lokale që nuk u përgjigjen nismave të tij dhe do mbajnë pergjegjësi personale, jo kolektiove, duke mënjanuar veten.

Të fundit

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë,...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Lajme të tjera

Web TV