“Zgjedhjet ishin të manipuluara”/ Mustafaj: Bashës i është premtuar vula nëse rikthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në vend, teksa komentoi zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mustafaj deklaroi se mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës, ndërsa tha se rezultati në bashkinë e Rrogozhinës ishte i manipuluar.

Sipas tij kur të vijë momenti KQZ do hetojë dhe kutia e marrë nga burgu do zhvlerësohet për shkak të ndikimit të të afërmve të kandidatit të mazhorancës.

Ai shtoi më tej se pavarësisht kësaj në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk qe i mjaftueshëm, teksa përmendi Kavajën dhe Mirditën.

Sa i përket rikthimit të Bashës në jetën politike, Mustafaj tha se atij i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë këtë të fundit.

“Përcaktimi i mos njohjes së zgjedhjeve është pa vlerë. Mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës.

Nëse marrim rastin e Rrogozhinës, ku mandati i bashkisë u tjetërsua përmes të burgosurve, ndërsa vjehrri i kandidatit socialist ishte komandant i regjimit të burgut.

Kur të vijë momenti i hetimit në KQZ ajo kuti do zhvlerësohet pasi rezultati është manipuluar. Aty opozita mund të flasë. Berisha dhe opozita duhet të mbledhin faktet dhe t’i dëshmojnë para ndërkombëtarëve dhe opinionit publik.

Jam i bindur se në zgjedhje kishte manipulim. Në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar, në Kavajë apo Mirditë.

Demokratët duhet të analizojnë se çfarë nuk kanë bërë mirë. Ndarja e PD-së pati ndikimin e vetë. Jam i bindur se Berisha mund të gjejë mekanizmin për bashkimin e PD-së nëse kërkon.

Për mua Bashës i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë vulën dhe firmën. Nuk besoj se ngjall ndodnjë shpresë në opinionin publik.

Lexo edhe :  Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Dorëheqjen e Alibeajt e shoh të lidhur me shfaqjen e Bashës. Ai po rikthehet për të marrë një parti që nuk e ka dorëzuar kurrë. Besoj se 6 muaj mjaftojnë për bashkimin e PD-së, por problemi është te vullneti politik”, tha Mustafaj.

Të fundit

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet se ka forca të shtuara...

Lajme të tjera

Web TV