Çmimi i naftës ulet në bursa, Shqipëria në listën e 20 vendeve më të shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës ka rënë këto ditë në bursat amerikane dhe europiane, por luhatja nuk ka ndikuar në tregun shqiptar.

Ky i fundit mbetet ndër më të shtrenjtët në botë për nivelin e çmimit të karburanteve.

Në bursën amerikane një fuçi nafte e papërpunuar tregtohet në kuotën e rreth 72 dollarëve për fuçi, ndërkohë që edhe në Europë çmimi ka pësuar ulje të lehtë.

Në SHBA, çmimet e naftës ranë pasi investitorët shqetësohen për mungesën e progresit në negociatat midis demokratëve dhe republikanëve në Uashington për të rritur tavanin e borxhit.

Presidenti Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës, por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani mbetet i përçarë.

Marrëveshja duhet arritur përpara 5 qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare.

Luhatjet në çmim janë të vogla, megjithatë ato ndikojnë edhe në tregun shqiptar të karburantev, ku një litër naftë shitet sot në pompë me çmim 176 lekë/litër.

Në raport me verën e kaluar, kur një litër naftë tregtohej 220 lekë për litër, çmimi duket të jetë i qëndrueshëm, megjithatë Shqipëria renditet në listën e 20 vendeve më të shtrenjta.

Të fundit

Greqia mbyll Stadiumin Olimpik, impianti ka probleme me çatinë

Autoritetet greke kanë mbyllur stadiumin më të madh sportiv të vendit për shkak të pasigurisë së çatisë prej çeliku....

Merimangat e politikës

Nga Artur Ajazi Politika në Shqipëri, është tjerrur keqas për mbi 32 vjet në skuta të errëra, aq sa do të duhen edhe 3 dekada...

Kryeministri japonez: Ndalimi i martesave brenda të njëjtit s*ks nuk është diskriminim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është kritikuar pasi tha se ndalimi i martesa brenda të njëjtit seks nuk është diskriminim. Javë më parë, ai i...

Nusja dhunon vjehrrit në Shkodër/ Të moshuarit e kallëzojnë në polici

Në Shkodër, policia ka nisur një procedim penal për një shtetase 39-vjeçare. Dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj. Njoftimi i...

3 gjërat që duhet të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi kode apo mbajmë shënime për takime...

Lajme të tjera

Web TV