Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Dënoni provokimet nacionaliste të botës serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësimin lidhur me sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës pas përplasjeve të ditëve te fundit.

Në një deklaratë për mediat, KASH i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Kosovën që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe.

KASH thekson se Kosova është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm, ku zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndrruar në një shembull demokracie për të gjithë rajonin.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë Serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndrruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.

Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, cka e bërë atë shembullin që përmendëm më lart.  

KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për cka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës ne veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente në se qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.“-thuhet në deklaratë.

Të fundit

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Lajme të tjera

Web TV