Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” më 2 dhe 3 Qershor në Elbasan/ Vizita dhe ekzaminime falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me qëllim promovimin e shëndetit të mirë, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe
e sigurimeve në rajon, nën idenë e gjigandit austriak të financave dhe sigurimeve “UNIQA
Insurance Group”, ka ndërtuar të parën dhe të vetmen Klinike Lëvizëse Shëndetësore, e cila që
prej 2015-ës ka ofruar vizita dhe ekzaminime shëndetësore falas për mijëra banorë në çdo cep
të Shqipërisë, nga Valbona, Thethi, Lëpusha, Bajram Curri, Shkodra, Lezha, Korça, Pogradeci,
Elbasani, Tirana, Berati, Vlora, Saranda, Konispoli etj.

Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e
lëvizshme ofron vizita dhe konsultime mjekësore FALAS për problematika të ndryshme
shëndetësore.

ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” për komunitetin?

– vizitë dhe konsultë me mjekun e përgjithshëm,
– vizitë dhe konsultë me mjek specialist pneumolog
– Vlerësim dhe ekzaminim i gjëndjes së përgjithshme: BMI-peshë-gjatësi,
– Matje e nivelit të sheqerit në gjak,
– Matje e oksigjenit në gjak
– Vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, etj.,
– Elektrokardiograma e zemrës, matje e tensionit dhe e frekuencës së zemrës
– Echo abdominale,
– Matje e kapacitetit vital të mushkërive, spirometry Etj.

Klinika Lëvizëse, në datat 2 dhe 3 qershor 2023 do të stacionohet në zonën e Bradasheshit në
Elbasan ndaj SIGAL UNIQA Group Austria fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë këtë
mundësi të artë.
“Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë
organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i
kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky
është edhe misioni i "Klinikës Lëvizëse".
Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 2 dhe 3 qershor të shfrytëzojnë këtë mundësi të
ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Erinda Hysi, Menaxhere
e Shëndetit Privat pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

Lexo edhe :  Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Pas Elbasanit, në muajt në vazhdim Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të vizitojë
edhe rajone të tjera të Shqipërisë.

Kjo nismë madhore e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka
për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për
këtë arsye, në paketat e sigurimeve që ofron kompania një pjesë të rëndësishme zënë ato
shëndetësore duke sjellë edhe produkte inovative për tregun siç është shërbimi “Teleshëndet“,

kartat “Jetë Plus“, Standard, Silver apo Gold dhe prej disa muajsh edhe sigurimin dedikuar
tumoreve malinje dhe beninje, “Sigurimi anti Tumor”.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Kontakte
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829

Të fundit

E vërteta e pluhurit afrikan në Tiranë, një përzierje toksike për njeriun që…

Të gjithë ata që jetojnë në Tiranë janë dëshmitarë sesi për dy ditë vendi u mbulua nga një përzierje...

Ministri Mete: Pas sektorit publik, edhe privati të rrisë rrogat!

Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete në një tryezë me kreun e qeverisë, u shpreh se rritja e pagave për administratën do të aplikohet prej...

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar 7 vila me dokumente të...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Lajme të tjera

Web TV