Tensione në veri/ Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandati i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it.

Ndër të tjera shkruhet se Begaj i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Serbët po protestojnë për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, por edhe për të kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Të fundit

Himara nis sezonin turistik/ Fluks turistësh nga Anglia, Gjermania e Zelanda e Re

Himara tashmë e ka nisur sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm. Numri i turistëve është në rritje ndërsa...

Gjendet e pajetë në banesë adoleshentja, ‘ngrihet në këmbë’ grupi hetimor

Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Adoleshentja raportohet se është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Ngjarja e...

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm...

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme (Video)

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të dashura. Në fillimet e saj u...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm  vendet e...

Lajme të tjera

Web TV