Guri i Kamjes, një mrekulli që po vizitohet nga shumë turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guri i Kamjes, pranë Pogradecit, ofron një pamje spektakolare për turistët. Përveç turizmit kulinar, kulturor e historik, kjo zonë ofron dhe bukuri të tilla natyrore, të cilat ia vlen të promovohen.

Thuhet se prekja e kësaj maje me dëborë ka sjellë kënaqësi të madhe për vizitorët e të gjitha moshave. Një nga vizitorët më në moshë, rrëfen se ky aktivitet i ka bërë të rinjtë të lënë divanet, kafetë e teknologjinë dhe të shijojnë natyrën, e cila është një alternativë gjithnjë më e mirë se jeta sedentare.

Guri i Kamjes tashmë është pjesë e hartës turistike të Pogradecit, duke e diversifikuar mjaft hartën turistike të tij. “Bën pjesë edhe në harta dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme, duke zhvilluar më tepër ekoturizmin dhe turizmin malor”.

Sipas udhërrëfyesve, vitet e fundit interesi është në rritje për të vizituar jo vetëm monumentet e natyrës, por edhe ato kulturore. Operatorët turistikë sugjerojnë të shtrihet turizmi i natyrës më gjerë se Pogradeci, pasi ka mjaft destinacione që njihen pak nga turistët.

Guri i Kamjes ka statusin e “Monumentit të natyrës” që prej vitit 2002, por gjithashtu ka dhe vlera historike, pasi në 28 korrik të vitit 1912, patriotët e zonës së Gorës shpallën pavarësinë, 4 muaj përpara shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Ndërsa në Luftën e Parë Botërore, Guri i Kamjes ka shërbyer si kullë vëzhgimi për ushtarët francezë, ndërkohë që Pogradeci ishte i ndarë mes kampit francez e atij bullgar.

Pedagogu Ermal Hasimja, pjesë e një grupi vizitorësh, thotë se është një destinacion interesant edhe për ata që vijnë nga Tirana, pasi mund ta shoqërojnë edhe me një vizitë në Pogradec apo Korçë, sepse është një zonë që ka se çfarë ofron, por nuk ka qenë e nxjerrë në pah mjaftueshëm.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës, 15 Prill 2024

Sipas guidës, destinacioni është i lehtë dhe i realizueshëm për të gjitha moshat.

Të fundit

Meta plas deklaratën e fortë: Ja marrëveshja që më ofroi Nano për të marrë drejtimin e PS

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një program televiziv, u shpreh se Fatos Nano i kishte afruar...

Kryemadhi tregon dobësinë më të madhe të Ilir Metës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku mes të tjerash ka treguar edhe dobësinë...

Turizëm i mbipopulluar, ky kryeqytet evropian ndalon ndërtimin e hoteleve të reja

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami, nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e “luftës” kundër turizmit masiv. Lajmin e kanë...

“Nëse është trim, le të…”/ Meta: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Meta tha se...

Kryemadhi tall Metën/ Për të rritur reech-et në FB mund të dalësh dhe lakuriq

Deputetja Monika Kryemadhi është tallur me Ilir Metën pasi ky i fundit po tenton të tërheqë vëmendjen dhe të rrisë audiencën e tij duke...

Lajme të tjera

Web TV