Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar ish-pronarët.

Teksa ka sqaruar detajet e këtij ligji me ndryshimet e reja, ministri tha se janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara që do të marrin përgjigje deri në Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Ligji i parë është vitit i 2015 por në Dhjetor 2022 kuvendi bëri disa shtesa dhe ndryshime duke reflektuar ato që tha Gjykata Eurpiane e të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata jonë Kushtetuese. Ligji i ri i Dhjetorit 2022 shtyn afatin e kërkesave për njohje pronësie deri në Dhjetor 2024. Në Shkurt 2019 ishte afati edhe për trajtimin e kërksave për njohje edhe për vlerësimin financiar të vendimeve që ishin dhënë në kohë të ndryshme. Ngelën pa shqyrtuar rreth 9000 kërkesa. Me ndryshimet e reja ligjore, ata që i kanë në gjykatë të shkallës së parë administrative kanë të drejtën ta tërheqin nga gjykata dhe ta sjellin në agjenci. Ligji ka përcaktuar një afat, 31 Dhjetor 2024. Agjencia ka detyrimi ligjor të trajtojë 9 mijë dosje. Agjencia do trajtojë vetëm ato kërkesa që kanë qenë të patrajtuara ditën kur skadoi ligji, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato që ka një vendim”.

Sipas ministrit Manja, fatura financiare për pronat kap vlerën e 1 miliard Eurove.

“Në 2015 kur hyri në fuqi ligji ne trashëguam mbi 26 mijë vendime që ishin dhënë ndër vite por nuk kishte faturë financire. Tani për këto 26 mijë e 300 vendime nxorrëm një faturë financiare është 101 miliard Lekë të reja, rreth 1 miliard Euro. Nga këto 20 mijë vendime agjencia ka arritur të ekzekutojë vetëm 794 vendime. Me ndryshimet e reja ligjore dhe me 2 VKM agjencia është gati për të filluar me kompensimet dhe ka në dispozicion 60 milionë Euro. Është fond i çdo vitshëm”, theksoi Manja.

Të fundit

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit....

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Lajme të tjera

Web TV