Probleme tek Sevilla para finales së Europa League, dëmtohet titullari i spanjollëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 21:00, në Puskas Arena të Budapestit do të luhet finalja e edicionit 2022/23 të Europa League teksa përballë janë Sevilla dhe Roma. Por, kur kanë mbetur edhe pak orë nga finalja, lajme aspak pozitive vijnë nga kampi i spanjollëve aty ku në seancën e fundit stërvitore është dëmtuar Lioc Balde.

Mbrojtësi këtë sezon ka qenë një titullar i rregullt në 11-tëshen e andaluzianëve dhe për trajnerin Jose Luis Mendilibar telashet zmadhohen edhe më shumë kur zëvendësuesi i tij, Marcao nuk është në momentin më të mirë.

Ky i fundit në fakt është një tjetër element me vlera, por që në këtë sezon ka hasur në shumë vëshirësi fizike duke u paraqitur në vetëm 10 ndeshje. 90-minutëshi i tij i fundit daton më 13 prill pikërisht në një sfidë europiane si ajo ndaj Manchester United.

Megjithatë, mungesa e Balde “fut tension” pak orë para finales me italianët teksa andaluzianëve ju duhet të zbresin në fushë pa një nga titullarët e zakonshëm.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV