Qendra e re shëndetësore në Vorë/ Manastirliu: Do rehabilitojmë edhe 9 të tjera në qark

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 47 mijë të moshuar kanë përfituar fishat e diabetit falas. Kështu deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore Muçaj të Vorës, e sapo përfunduar, me standardet më të mira.

“Edhe në këtë pikë ambulance, ashtu sikurse në çdo qendër shëndetësore po ofrohet programi i ri për fishat e diabetit, ku deri më tani kanë përfituar më shumë se 47 mijë qytetarë të grupmoshës +65 vjeç.

Prej muajit mars, fishat e diabetit janë falas për këtë grupmoshë, ashtu sikurse edhe për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 25 vjeç”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke folur për investimet në qendrat e kujdesit parësor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se do të vijojnë investimet në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë territorin e vendit.

“Deri më tani kemi investuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e 340 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. Ndërkohë që këtë vit ne kemi projektuar që të fillojmë rehabilitimin e 40 qenrdrave shëndetësore dhe ambulancave.

Në qarkun e Tiranës që ne do të fillojmë investimin në disa qendra shëndetësore dhe ambulanca që i përkasin zonave të Farkës, Kamzës, Vaqarrit, Kavajës, Rrogozhinës dhe sigurisht që do të vijojmë derisa të kemi në standard optimal të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin.

Për ne nuk ka rëndësi se ku ofrohet shërbimi, në qytet apo në fshat, për ne e rëndësishme është që qytetarët, kudo ku ata jetojnë, të kenë një standard të njëjtë të shërbimit”, tha Minisrja Manastirliu.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Ministrja Ogerta Manastirliu foli për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët:

Lexo edhe :  Ja çfarë duhet të konsumoni për kujtesë dhe mendje të fortë!

Në investimet e këtij viti, vetëm për qarkun e Tiranës është parashikuar rikonstruksioni i 9 qendrave shëndetësore në Farkë, Kamëz, Paskuqan,Vaqarr, Bathore, Kavajë, Rrogozhinë.

Që prej nisjes së programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, janë rehabilituar 340 qendra dhe ambulanca në të gjithë vendin, me mbi 1.2 milion qytetarë përfitues.

Të fundit

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Lajme të tjera

Web TV