Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rifutja në aventurë të re e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Zgjedhjet lokale u mbyllën me fitoren e thellë të PS-së duke marrë 53 nga 61 bashkitë e vendit. Si e konsideroni këtë rezultat? Po pjesëmarrjen e ulët në votime si e komentoni?

Kjo ishte një fitore e paralajmëruar. Ose më mirë një dështim i paralajmëruar i opozitës. Pasi ajo çfarë u vu re ish që maxhoranca nuk pati ndonjë avancim elektoral të saj në shifra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Ajo cfarë shihet është një abandonim në masë i elektoratit ndaj të djathtës në opozitë dhe ky akt ka një mesazh të qartë brenda saj. Është një mesazh për humbjen e besimit mdaj një opozite kaq të hapërdarë e pa vision, të mbushur me kaq mllefe e të përçarë mes vetes, saqë nuk arrin të përmbushë as detyrën e saj për të bërë opozitarizëm e të zëri i interesave të elektoratit të saj. 7 bashki janë shumë pak për një opozitë që trumbetonte se një rezultat pozitiv për zgjedhjet vendore do të ish pikënisja për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Opozita është shumë larg nga rezultati pozitiv dhe shumë më larg madje për të mundur të rrëzojë Ramën me këtë mentalitet dhe mendjengushtësi që paraqet. Por një peshë kaq e ulët e opozitës ka lëkundur gjithë balancat politike. Vendi ka nevojë edhe për një opozitë reale dhe që kryen detyrën e saj karshi elektoratit. Natyrisht nuk mund ti kërkohet llogari fituesit pse arrin të fitosh 53 bashki nga 61 të mundshme. Vëmendja dhe analiza natyrisht shkojnë drejt opozitës e cila nuk po gjen dot ftohtësinë për të gjendur zgjidhjet e ekuilibrat brenda saj për të qenë një forcë reale dhe të krijojë trysninë e duhur ndaj pushtetit të maxhorancës. Një opozitë që nuk di të operojë për të krijuar besim elektoral dëshmon për një sëmundje të rëndë në trupin e vet. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kompaktësinë brenda vetes, apo me faktin që bie pre e axhendave personale të liderëve historikë, por se duket se i mungon limfa dhe antitrupat e duhura për ti bërë ballë infeksionit të rëndë që ka. Mesazhi i votave të braktisura nga elektorati saj ishte mesazhi më i qartë për ti dhënë kohë opozitës për tu shëruar e veç nëse shërohet mund të mendojë për pushtet. Me këtë mendësi nuk mund të jesh kurrë një alternativë qeverisëse nesër.

Opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta nuk pranojnë rezultatin duke akuzuar qeverinë se votat u blenë, përdorën bandat kriminale dhe administratën zgjedhore. Këto pretendime qëndrojnë, apo është justifikim për të mbuluar rezultatin shumë të dobët të koalicionit “Bashkë fitojmë “? Nëse opozita ka prova si është e mundur që nuk ka kush “i dëgjon” as nga faktori ndërkombëtar apo institucionet vendore? Kujtojmë që si Berisha ashtu edhe Meta nuk janë takuar me asnjë ambasador apo institucione ndërkombëtare për ankesat e tyre.

Fakti që si Berisha edhe Meta nxituan që faturën e humbjes tragjike të tyre tia shënojnë vjedhjes së rezultatit, dëshmoi se alibia për dështimin ishte i parapregatitur. Të dy e dinin që më parë rezultatin e humbjes. Ajo cfarë nuk e mendonin ish braktisja e thellë e elektoratit të tyre që refuzoi ti votojë. Nuk mund të përdornin si alibi për humbje as faktin se do të ishin kandidatët e PD që shkaktuan humbje për shkak se u ndanë votat e opozitës. Rezultati ish kaq i thellë dhe hendeku i votive ish aq i madh saqë e bënte të pamundur çdo justifikim e alibi të sajuar. Nuk është cështja se Berishën e Metën nuk e degjon askush nga ndërkombëtarët nëse do të kish tjetërsim rezultati. Vetë populli e di cfarë ka hedhur në kutinë e votimit dhe do të dintë ta mbronte vetë atë. Çështja është se vetë çka thonë është e pabesueshme. Dhe vetë ata që i ndjekin e dinë këtë gjë, pavarësisht heshtjes. Dhe ky është makthi më i madh që i ndodh një force politike që ka dominuar në 30 vjet pluralizëm. Të heshtësh kur vetë lideri e përdor partinë si rreckë për mbuluar atë cka nuk mbulohet dot dhe ta lësh kështu partinë të degradohet duke u nëpërkëmbur çdo ditë e më shumë.

Opozita nuk po jep asnjë shenjë për të ndryshuar. Berisha nuk pranon dorëheqjen, zëra kundër në grupin e Rithemelimit nuk ekzistojnë dhe nga ana tjetër PD zyrtare duket se po rikthehet tek i larguari Basha. Si e parashikoni të ardhmen e opozitës?

Lexo edhe :  A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

Panorama e tanishme nuk jep asnjë shenjë të mirë. Berisha dihet që kërkon ta përdorë rithemelimin si një armë jo ndaj Ramës por ndaj Non Gratas. Për këtë as nuk i interesonte rezultati, por thjesht të mbetej si figura kryesore në opozitë. Llogaritë nuk i dolën. Kandidatët e tij humbën në masë dhe nëse bëhen llogaritë me numrin e këshilltarëve del se forcë e dytë nuk është Rithemelimi por PL e Metës që diti ti rrëmbejë me marrëveshje shumicën e listave për kandidatë në këshillat bashkiakë. Berisha as tentoi të kërkojë ndjesë për miopinë politike dhe ca më pak të bëjë një analizë të humbjes në forumet e grupimit të tij. E vetmja rrugë që trumbeton është protesta në rrugë. Rifutje në një aventurë të re me të njëjtën skemë të vjetër. Ky mund të ish perifrazimi i asaj çfarë ndodh te Rithemelimi. Por as tek PD nuk duket ndonjë skemë e re përderisa po ridel në skenë një fytyrë e stampës së vjetër të Lul Bashës. Me 100 mijë votat e marra ajo PD e nëpërkëmbur dhe e sakatuar, nuk ish kaq e mbaruar. Aq vota e mbajnë so një factor politik dhe një politikë më dinamike mund të sillte që një pjesë e demokratëve të rikthehen drejt saj ndërsa kuptojnë se me Berishën jo vetëm ska të ardhme por dhe se lideri i vjetër nuk ka se cfarë jep më. Nëse do të kish një politikë hapjeje dhe aksioni politik kjo gjë është ende e mundur. Por rikthimi i Bashës e lehtëson apo e pengon një process riardhjeje të demokratëve tek PD zyrtare? Mendoj se e pengon një rikthim pasi një pjesë e madhe e të larguarve ishin prej paudhësisve në drejtim të vetë Bashës. Ndaj kjo e rifut në dilemë dhe të ardhmen e vetë PD-së. Berisha nuk mundet duke i vëne përballë ish definin e tij. Aq më shumë të mundet Rama me një humbës serial që nuk di veç të ngrijë pas çdo humbëjej e të rizgjidhet prap me vota. Nëse marrim parasysh një dorëheqje të palotë të bashës nga humbjet e 9 marsit të kaluar, kjo mund të quhet periudha më e gjatë e ngrirjes e tij, për tu ringritur sërish në skënën politike me të njëjtën buzëqeshje.

Rama ka superpushtet me 53 bashki të fituara ose 90 për qind të kontrollit të pushtetit lokal dhe kontroll të plotë të parlamentit dhe qeverisë. A mund të themi se kjo situatë është paradhoma për të shkuar pa probleme në mandatin e katërt qeverisës?

Fitoret e thella në zgjedhje padyshim që rrisin adrenalinën e fituesit dhe për garat e mëtejshme, por kjo nuk mund të shihet në një aspekt dhe pa llogaritur evolucionin e zhvillimeve politike. Gjithkush duhet të bëjë detyrën e vet, si maxhoranca edhe opozita. Deri më tani opozita me dobësinë e saj ia ka lehtësuar fitoret PS-së. A do të ketë zhvillime që opozita të ngrihet në lartësinë e një konkuruese të denjë në vitin 2025? Vështirë të thuhet dhe me shenjat e tanishme shpresat janë të pakta. Gjithësesi duhet parë se si do të evoluojnë situatat. Ndërkohë duhen ndjekur me vëmendje dhe veprimtariua e subjekteve të reja politike. Një boshllëk që krijon PD-ja e sëmurë dhe copëtuar mund të plotësohet dhe nga subjekte të reja. Çdo gjë është në transformim dhe zhvillimet duken interesante.

Këto zgjedhje gjithashtu patën një parti surprizë elektorale siç është PSD e Tom Doshit me një rritje 240 për qind krahasuar me dy vite më parë dhe shtrirje në të gjithë shqipërinë në këshillat bashkiakë. Si e komentoni këtë fenomen? Kujtojmë që Doshi është individ i sanksionuar nga SHBA bashkë me Berishën, por njëri rritet masivisht dhe tjetri ulet dramatikisht në aspaketin elektoral.

Për sa i përket PSD, ajo nuk është parti simbol i opozitës. Madje ajo ka bashkëpunuar dhe me PS në inisiativa të ndryshme ligjore. Rritja e saj është për shumë faktorë dhe njëra prej tyre është dhe dobësia e opozitës. Sesa mund të rritet në të ardhmen nuk mund ta them, pasi deri tani ka qenë një parti lokale, me elektorat në Shkodër dhe Tiranë. Por në të gjitha rastet më interes ka se si do të jenë zhvillimet në kampin e opozitës dhe PSD nuk e shoh në këtë kamp.

Të fundit

Mblidhet sërish Kuvendi/ Interpelancë urgjente me ministren Manastirliu

Sot do të mblidhet sërish Kuvendi. Seanca parlamentare do të nisë në orën 10:00. Gjatë seancës së sotme parlamentare...

“Më telefonon çdo ditë”, Tedi Blushi tregon si e drejton Meta partinë nga burgu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar në Debat me Alba Alishanin se ai bisedon çdo ditë me kreun e...

Euro në rënie të lirë, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera sot

Sot, më 5 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet me 94 lekë. Euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën

Nga Mero Baze Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e...

‘Kanë hyrë rreth 1000 karta të huaja në Shqipëri’/ Karamuço: Do të ketë surpriza të mëdha

Çështjet e fundit kriminale në Shqipëri si dhe zhvillimet e fundit lidhur me aplikacionet shton punën e Prokurorisë së Posaçme në vend, por njëkohësisht...

Lajme të tjera

Web TV