Shkrihet Albanologjia/ Rama ia kalon në varësi Skënder Gjinushit, mes kundërshtimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka marrë sot vendim për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke e kaluar institutet e saj si institucione autonome brenda Akademisë së Shkencave.

Vendimin e bëri të njohur për mediat ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila u shpreh se nga raporti i kontrollit që u bë brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike u vërejtën shkelje të shumta.

“Ne sot me vendim të qeverisë po e riorganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranë Akademisë së Shkencave”, u shpreh ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave erdhi pasi një sërë personalitetesh dhe akademikë e kundërshtuan draftin që qarkullonte prej ditësh në media.

 

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i shkruajti dje një letër kryeministrit Rama ku rendiste arsyet përse vendimi nuk duhej të miratohej.

Kundër këtij vendimi u shpreh edhe Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por që nuk u morën parasysh nga qeveria në mbledhjen e sotme.

Të fundit

ISSH nis sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara/ Ja sa pensionistë përfitojnë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 %, për 767 mijë pensionistë...

Komandantja karikaturë!

Nga Kimete Berisha 1. Presidentja Osmani i tha një gazete italiane se: 'Nëse Serbia e pushton Kosovën - do të përballet me popullin, që me çdo...

“The Travel”: Shqipëria mes 10 destinacioneve të përballueshme për tu vizituar

Udhëtimi mund të duket si një ëndërr e largët dhe e paarritshme për shumë njerëz. Shpesh perceptohet si diçka e rezervuar për të pasurit,...

Apple tani e di pse iPhone 15 mbinxehet, problemi është në iOS 17

iPhone 15 , i lançuar së fundmi në treg, ka qenë në qendër të polemikave për shkak të një problemi të mbinxehjes që ka ngritur ankesa...

“Ne jemi njerëz”/ Fifi flet për herë të parë për konfliktin me ‘Top Channel’ pas ‘BBV’

Pak ditë më parë Fifi konfirmoi se do të ishte pjesë e programit “Dancing with the stars Albania”, një pjesëmarrje që habiti shumë persona,...

Lajme të tjera

Web TV