Ujësjellësi Shqipëri-Itali, jepet drita jeshile nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e një ujësjellësi që do të lidhë Gjirokastrën me Puglian. Ishte Presidenti i rajonit, Michele Emiliano, i cili dha lajmin në një konferencë për shtyp ku foli për investimet në sistemin e ujësjellësave.

“Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të konsiderueshme uji në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim atë sepse për ne kjo do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të  zhvillojmë turizmin dhe t’u japim një të ardhme të gjithë  qytetarëve të Puglias.”

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, për të ndërtuar ujësjellësin do të duheshin miliardë Euro investime dhe punimet parashikohen të përfundojnë për një periudhë 4-vjeçare.

Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.

Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.

Të fundit

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur....

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

Lajme të tjera

Web TV