Prej pesë ditësh situata në veri të Kosovës në katër komunat me shumicë serbe mbetet mjaft e tensionuar. SHBA dhe BE vijojnë akuzat për “mosrakordim me aleatët” nga qeveria Kurti, ndërsa Serbia kërcënon me artilerinë e rëndë buzë kufirit.
Kur pritej që dialogu të triumfonte në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit të arritur nga qeveria e Kosvës dhe ajo e Serbisë, lindën tensionet në veri të Kosvës. Për të katërtën ditë rresht ka pasur grumbullime dhe protesta të dhunshme nga pala serbe, por nuk është lënë pa faj edhe qeveria e Kosovës që sipas aleatëve në kundërshtim me këshillat e dhënë ndërmorën hapa një njanshme, duke dërguar policinë për të mbështetur kryetarët e komunave shqiptarë të zgjedhur me një pakicë votash. Pala serbebojkotoi zgjedhjet lokale dhe faktori ndërkombëtar bëri thirrje që ato të zhvilloheshin, qoftë edhe me vetëm një kandidat nga partritë politike të Kosvës. Ndërsa ata u zgjodhën më një pakicë votash, iu kërkua qeverisë së Kosvës që të mos merrnin detyrën, duke pritur që çështja të zgjidhej me dialog. Kjo nuk u pranua nga Kurti i cili urdhëroi policinë e Kosovës që të shoqëronte kryekomunarët e rinj duke u përlasur ashpër me palën serbe. Ndërhyrja e KFOR-it solli një tjetër bilanc të rëndë ku u plagosën me armë zjarri, mjetë të forta dhe sende të tjera piroteknike 30 ushtarë të KFOR. Edhe pse sulmi erdhi nga pala serbe, ndërkombëtarët gjithsesi e kanë bërë përgjegjëse qeverinë e Kosvës për ndërhyrje të pamenduar dhe të njanshme. Kjo solli një krizë të thellë, ku efektet ishin të menjhershme, pasi dy ditë më parë u vendos që stërvitja “Defender 2023” e NATO-s, nuk do të zhvillohej në Kosvë. Një goditje e rëndë për Kurtin, i cili dje duket se ka bërë një hap pas, teksa shprehet se SHBA-ja është mike e pazëvendësueshme për Kosvën. Gjithsesi faktori ndërkombëtar perëndimor, i vendosur edhe nën trysninë e Rusisë dhe Kinës që dolën në mbështetje të Serbisë, do i duhet të ndërhyjë më fort që palët të ulen për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme.
Kurti për REL: SHBA-ja, mike e pazëvendësueshme për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit. Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23″. Kurti foli edhe për takimin që e mbajti me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin (e marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga. Prandaj, për mua ishte shumë e rëndësishme të vij në Bratisllavë për këtë takim dhe t’i takoj të dy ata, z. Borell dhe z.Lajçak, sepse duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia. Dhe, në anën tjetër, na duhet sa më herët që është e mundur, zbatimi i marrëveshjes. Të mos harrojmë, ne kemi një marrëveshje, ne nuk kemi zgjidhje. Por, ne nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun për fokus 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë për të sekuencuar urdhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, u shpreh Kurti. I pyetur nëse është sanksioni i SHBA-së një goditje për Kosovën, ai tha se është një fatkeqësi për vendin e tij, dhe në të tilla kushte nuk ka asnjë fuqi për të reaguar ashpër. “Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?! Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë.”, është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se nuk mund t’i urdhërojë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të kalojnë në zyra të tjera, jashtë objekteve komunale. Një gjë e tillë është kërkesë e protestuesve serbë që i kundërshtojnë kryetarët shqiptarë, por edhe e komunitetit ndërkombëtar, i cili thotë se ky veprim do t’i ulte tensionet. “Nëse tani do t’i urdhëroja kryetarët të kalonin në zyra të tjera, do t’i binte sikur po angazhohem në krijmin e strukturave paralele ndaj strukturave paralele”, tha Kurti, duke iu referuar strukturave paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës që nga paslufta. “Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë”, tha Kurti gjatë një adresimi nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë. Kjo është një përgjigje direkte e kryeministrit ndaj kërkesave që Shtetet e Bashkuara i drejtuan Qeverisë së Kosovës një ditë më parë.
NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë
NATO ka vënë në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë për dislokim në Kosovë “në rast se ka nevojë”, shkaku i tensioneve në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së komandantit të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralit Stuart Munsch, në KFOR. Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi NATO vendosi të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan. “Diskutimet e tyre (Admiralit Munsch dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuçia) përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në postimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli në Twitter. Admirali Munsch u takua edhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe iu bashkua thirrjeve të tyre për “kthim në dialog dhe përfundim të dhunës”. Më 29 maj, KFOR ndërhyri ndaj protestuesve serbë në Zveçan, pasi ata paraprakisht nuk iu bindën thirrjeve që të shpërndaheshin. Protestuesit u përleshën me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.
Rama: Konflikti në kufirin Kosovë-
Serbi mund të ishte shmangur
Kreu i qeverisë, Edi Rama tha në Forumin e Sigurisë në Bratislavë se konflikti në kufirin Kosovë-Serbi mund të ishte shmangur. Ai sqaroi se marrëvehsje për njohjen reciproke duhet të ishte mbyllur por ka hezitim dhe e gjitha sjell konfliktin. “Përpara se të vijë vera, kemi gjithmonë problem në pjesën veriore të Kosovës. Nuk e di pse ndodh gjithmonë në verë. Ku ishim 20 vjet më parë, ishim në një situatë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë. Gjërat nuk kanë qenë më mirë se janë vetëm 1 hap larg përmbyllje marrëveshje historike. Nuk duhet ta luftojmë më njëri-tjetrin dhe ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre për të jetuar për të luftuar. Kjo është perspektiva. Konflikti aty ka një arsye e cila në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur krejtësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete. Këta kryetarë komunash të zgjedhur ndihen të papërfaqësuar por ka një marrëveshje për njohjen reciproke që duhet mbyllur dhe ka hezitim që të arrihet kjo”, tha Rama. Kreu i qeverisë nuk e kursyer ‘kunjën’ për Serbinë nga Forumi i Sigurisë në Bratislavë. Folësi falenderoi Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për bisedën duke e cilësuar të qetë. Në këtë moment, Rama ndërhyri duke i thënë se nëse do donte ta kishte më të nxehtë, duhet të kishte serbët të pranishëm, duke nënkuptuar se janë shkak për nxehjen e situatës.
Von der Leyen për tensionet në Veri të Kosovës:
Palët të marrin masa dhe të rivendosin qetësinë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha sot se tensionet e fundit në Kosovë janë “shqetësuese” dhe bëri thirrje për qetësi. “Ne shtrimë edhe në Ballkanin Perëndimor, të njëjtat masa solidariteti që kemi marrë brenda bashkimit tonë. Ne kemi mbështetur familjet vulnerabël ndaj kostove të larta të energjisë. Ne po ndërtojmë infrastrukturë të re për të reduktuar varësinë e Ballkanit Perëndimor nga karburantet fosile ruse. Dhe ky bashkëpunim praktik ka ecur paralelisht me progresin në rrugën drejt BE-së. Tensionet e fundit (në Kosovë) janë sigurisht shqetësuese. I bëj thirrje të gjitha palëve që të largohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë”, tha Von der Leyen duke folur gjatë konferencës së sigurisë GLOBSEC në Bratislavë. Sulmet e demonstruesve serbë ndaj trupave të NATO-s në Kosovën veriore lanë të paktën 30 paqeruajtës të NATO-s dhe 52 serbë të plagosur të hënën (29 maj), pasi kryetarët e komunave, shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit të bojkotuara nga serbët. Në fjalimin e saj, Von der Leyen njoftoi gjithashtu një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, i cili tha se do të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE. “Dua të prezantoj një iniciativë të re për të kapur këtë moment të rëndësishëm në rajon. Është një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor. Ne duam të ndërtojmë progresin e arritur në muajt e fundit, por gjithashtu duam të sjellim disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë sot”. Ajo foli gjithashtu për “nevojën imediate” për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se Akti i ri i Prodhimit të Municioneve sapo ishte propozuar. Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, nisi një plan për të përdorur më shumë se 500 milionë euro për të ndihmuar firmat evropiane të armëve të rrisin kapacitetin duke përmirësuar pajisjet, duke hapur linja prodhimi dhe duke trajnuar stafin. Raundet e artilerisë, veçanërisht predhat 155 mm, janë bërë kritike për konfliktin, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse bëjnë një luftë intensive shkatërrimi. Zyrtarët thonë se Kievi po kalon më shumë raunde sesa mund të prodhojnë aleatët e tij aktualisht.