Gjykata lë në burg Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme Greke: E jashtëligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme greke ka dalë në një deklaratë për shtyp për çështjen Beleri.

Në këtë deklaratë theksohet se, “Refuzimi i sotëm i ankesës kundër vazhdimit të masës së paraburgimit për  kryetarin  e  zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleris, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor, pasi, siç konkludohet  nga një njoftim i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi paraburgim në gjithsej 31 ankesa për krime elektorale.

Ai gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e qëllimshmërisë  politike për vazhdimin e masës së paraburgimit, pasi krijon pengesa thelbësore që F. Beleris të marrë detyrën e tij si kryetar bashkie.

Vazhdimi i masës së paraburgimit të F. Beleris ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskarelis dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në kuadër të  takimit joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ministria e Jashtme greke- vazhdon deklarata- e mban çështjen Beleris shumë lart në prioritetet e saj dhe, përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV