Pasione, xhelozi dhe martesa/ Çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit gjatë Qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyrja e stinës së verës dhe energjia diellore paralajmërojnë ditë më të bukura për shenjat e horoskopit.

Sipas parashikimit mujor nga Meri Shehu,  hëna e plotë në Shigjetar që në ditët e para të muajit do të na frymëzojë për të udhëtuar.

Më pas, kalimi i Afërditës në një shenjë zjarri si Luani do të ndezë pasionet kurse lidhja e saj me Plutonin e pushtetshëm do ta ngjyrosë me xhelozi. Muaji i Binjakëve do të favorizojë lidhjet dhe konsolidimin e tyre duke vendosur dashurinë në plan të parë.

Meri Shehu: Fillojmë direkt Qershorin me një hënë të plotë në Shigjetar, në datën 3-4 që bëhet një hënë  e plotë e zjarrtë. Shigjetari na çon më lart, më larg, është aventurier dhe gjithmonë kemi dëshirë të njohim vende e kultura të huaja, jemi të lidhur me botën e jashtme. Lidhja midis nesh dhe botës së jashtme do jetë shumë e fuqishme ose dëshria për të kompromentuar dëshirat tona me dëshira për kultura të huaja. Është hënë e zjarrtë dhe në Shigjetar do na japë dëshirën për të udhëtuar me mendje,  me shpirt, me trup.

Rudina Magjistari: Cilat janë datat më të rëndësishme të këtij muaji?

Meri Shehu: 3-5 por hënën e plotë do ta shoh si zhvillim kulminant në datën 5 sepse futet Afërdita në Luan dhe deri në atë datë do jetë në Gaforre që na mban ngrohtë, në shtëpi, me njerëzit e dashur që e dimë që na duan, por në datën 5 ne do duam të marrim dashuri, të japim dashuri dhe të jemi erotikë pafund. Menjëherë sapo hyn Afërdita në Luan përballë tij në Ujor ndodhet Plutoni. Plutoni i jep një ngacmim të madh Afërditës në Luan dhe do e bëjë pak xheloze, pak zotëruese, jo tradhtare, por sikur njeriu devijon nga linja e qëndrueshme dhe do futet në pasione më të zjarrta.

Më pas Afërdita do lidhet me Jupiterin në Dem dhe ata njerëz që e kanë tepruar ose menaxhuar keq energjitë e tyre nuk do e gjejnë zhvillimin e mirë rreth mesit të muajit Qershor dhe këtu duhet të kenë kujdes Demët, Luanët, Ujorët dhe Akrepët. Por mund të kemi fejesa, martesa dhe lidhje shumë të fuqishme. Do e shihja Qershorin si një muaj lidhjesh ose si një muaj i Afërditës. Është muaji i Binjakëve sepse dielli është futur në Binjak dhe në datën 18 kemi hënën e re në Binjak, që do japë zhvillime dhe hapje të reja por që gjithmonë kompromentohen nga Neptuni në Peshk. Megjithatë, unë do ta quaja Qershorin muaj erotik, thellësisht erotik. 

 

Të fundit

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Lajme të tjera

Web TV