“Pushteti nuk rrëzohet as për dy dekada”/ Kikia tregon si mund të përmbyset regjimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mentor Kikia ka treguar se vota e pensionistëve, e administratës dhe e militantëve e mbajnë Ramën në pushtet. I ftuar në studion e emisionit “Log.”, ai u shpreh se rrëzimi i Ramës nga pushteti është i vështirë, por i pamundur, ndërsa tregoi edhe rrugën.

Sipas tij, duhet një votë masive për të rrëzuar qeverinë dhe vota masive është tek emigrantët. Kikia u shpreh se është kjo mazhorancë që mban peng pikërisht votën e emigrantëve.

“Rama nuk është një kundërshtar i lehtë, për shkak të infrastrukturës politike elektorale që ka ngritur në Shqipëri. Për shkak të kontrollit që PS ka ngritur mbi këtë vend he këtë popull.

Pra kush e mban në pushtet Ramën? Ramën e mban në pushtet vota e pensionistëve, vota e administratës dhe e militantëve politikë. Kaq mjafton, për të qëndruar në pushtet.

Si mundet një pushtet i tillë të mundet tani, në këto kushte është e vështirë, por jo kapitulluese.

Për të mundur duhet të vendosësh rregulla loje që mos tjetërsohet vota dhe vijmë sërish tek thirrja në ndihmë e drejtësisë për të ndëshkuar atë që ve dorën mbi vota dhe thërritje në ndihmën e votës masive.

Këtu hyn në lojë vota e emigrantëve. Votë masive në Shqipëri nuk ka. Shqipëria ka 1.5 mln votues. Zgjedhjet vendore kanë në kuti më pak se 1.3 mln vota. Pjesa tjetër ishin bojkotues. Atëherë si mund të mundet ky pushtet? Me votë masive. Ku është vota masive? Duhet vota e emigrantëve. Votën e emigrantëve kush e pengon, e pengon vetë mazhoranca. Opozita duhet të thërrasë votën e emigrantëve. Pa votën e emigrantëve nuk ka përmbysje të pushtetit në Shqipëri as sot as për dy dekada” tha Kikia.

 

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake,...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Lajme të tjera

Web TV