Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence po planifikon të hyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, sipas mediave të huaja.
Pence, i cili shërbeu si zëvendëspresident gjatë mandatit të Donald Trump do shpallë zyrtarisht fushatën e tij më 7 qershor në një fjalim në Iowa.
Ish-zëvendëspresidenti, një mbrojtës i fortë i prioriteteve të konservatorëve tradicionalë për çështjet sociale dhe ekonomike, do t’i bashkohet garës në një kohë kur shefi i tij i dikurshëm, ish-presidenti Donald Trump, pretendon një shumicë të votës republikane në sondazhet kombëtare.