UEFA dhe Barcelona në “duel”, katalanasit rrezikojnë përjashtimin nga Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona rrezikon të mbetet pa Champions League sezonin e ardhshëm pavarësisht se duke fituar LaLiga-n, fitoi automatikisht edhe të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Ajo që penalizon Barçën është e ashtuquajtura çështja “Negreira” me katalanasit që janë nën hetim për korrupsion ndaj Jose Maria Enrique Negreira i cili nga viti 1994 deri në 2018-tën ishte zëvendëskryetar i Komitetit Teknik të Arbitrave.

Në lidhje me këtë çështje nisi një inspektim edhe UEFA, teksa dy inspektorët Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz, pjesë e Komitetit Etik dhe Disiplinës në UEFA, gjejnë fajtorë klubin e Barcelonës. Sipas inspektimit të tyre që nisi më datë 23 mars të vitit të kaluar, Barcelonës do t’i duhet të qëndrojë për një vit jashtë kompeticioneve europianë.

Megjithatë, vendimi final do të merret nga vetë presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin. Aktualisht, UEFA mund të marr një vendim të vetin ose të presë përfundimin e hetimeve nga ana e organeve spanjolle, megjithatë Ceferin e ka në dorë të marrë në konsideratë apo jo këtë inspektim të Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz.

UEFA ka kohë deri më datë 12 qershor, atëherë edhe kur mbyllet zyrtarisht lista e klubeve pjesëmarrëse në Champions League dhe pritet që deri në këtë datë të ketë një vendim për katalanasit.

Të fundit

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me...

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur...

Lajme të tjera

Web TV