Lajmi se policia ka bërë kontrolle në selinë e Partisë Socialiste në Kavajë për organizim të lojërave të fatit është përgënjeshtruar.
Me anë të një njoftimi, thuhet se nuk është bërë asnjë kontroll në selinë e PS-së dhe detyrimisht nuk është gjetur asnjë lëndë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media sipas të cilit thuhet se është ushtruar kontroll në një zyrë të një subjekti politik në Kavajë, pasi dyshohet se organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin, ju sqarojmë se: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë përgënjeshtron me forcë këtë lajm si të pavërtetë dhe kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.