Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin falenderues që po mban në Tiranë për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj, kreu i qeverisë tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia.

Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë.

Duhet të vazhdojmë në një rrugë me sy mbyllur duke bërë sikur s’kuptojmë ose kush është i joni mund të bëjë çfarë të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket. Apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër.

E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd.

Natyrisht që unë personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e në mandati apo dy mandateve e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë.”, tha Rama.

Të fundit

Nusja dhunon vjehrrit në Shkodër/ Të moshuarit e kallëzojnë në polici

Në Shkodër, policia ka nisur një procedim penal për një shtetase 39-vjeçare. Dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike...

3 gjërat që duhet të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi kode apo mbajmë shënime për takime...

Përfshihen nga flakët magazinat e fabrikës së miellit në Laç/ Rreth 40 milionë lekë dëm

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 11:00 të mbrëmjes së kaluar, kur menjëherë janë lajmëruar forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policisë Kurbin, të...

PAMJE/ A është Luana vajza e videos së famshme? Çfarë thotë Inteligjenca Artificiale

Ka shkaktuar debat të madh një video intime e shpërndarë gjatë ditëve të fundit në aplikacionin Whats App. Në thelb videoja intime e një vajze...

Abuzonte me shitjen e ushqimeve, bie në pranga polici bashkiak në Konispol

Si rezultat i kontrolleve në zbatim të Paketës për Sigurinë në shkolla, goditet një rast i shitjes së produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit...

Lajme të tjera

Web TV