Shqipëria në vendin e parë në Evropë për rikuperim të rritjes së fluksit turistik më 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore e Turizmit, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rikuperimit të rritjes së flukseve turistike në vitin 2023, krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën e para pandemisë.

Derisa në Sofje është mbajtur takimi i 68-të i Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit.

Në këtë takim mori pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku Tirana u votëbesua unanimisht për ta organizuar vitin tjetër këtë event.

Shqipëria do të presë liderët evropianë të turizmit, organizon takimin e Komisionit për Evropën të UNËTO në vitin 2024

Kumbaro njoftoi se pritet pjesëmarrja e 40 ministrave të turizmit, si një mundësi e vyer për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivelin më të lartë të politikë bërjes.

“Gjatë fjalimit të saj, ministrja Kumbaro tha se “Në vitin 2022 pritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj, duke u renditur në krye të vendeve me rikuperimin më të shpejtë të turizmit pas pandemisë.

Shqipëria që po bëhet mikpritëse e brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me pesë yje, por njëkohësisht ruan edhe bujtinat e vogla që ofrojnë eksperiencën e traditës dhe ushqimit bio”, duke falënderuar edhe UNËTO për bashkëpunimin e shkëlqyer”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ministrja Kumbaro pati takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe homologë të vendeve të tjera të Evropës ku Shqipëria është mbështetur maksimalisht për modelin e saj të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gatishmërinë për t’u përshtatur me sfidat e reja që shtron kjo industri në nivel global.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV