14 vite së bashku, por nuk kanë ende fëmijë/ Belina Pupa bën rrëfimin prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partnerja e Elvis Pupës, Belina ka dhënë së fundmi një intervistë në podcastin “Zë me Mirën”. Gjatë rrëfimit, Belina tregoi se ajo dhe Visi kanë menduar për një fëmijë, por për momentin nuk ka ardhur dhe e mirëpresin kurdo që të vijë.

Unë dua të ta bëj një pyetje. Është pak pyetje edhe e shoqërisë tonë. Edhe shpresoj që të mos e teproj. Po 14 vite shumë të dashuruar, dukeni kaq të lidhur, një fëmijë a ka qenë në planet tuaja?

Belina Pupa: Po, patjetër. Ka qenë një periudhë kohe… Faktikisht fëmija u bë plan kur erdhëm këtu në Shqipëri. Jo se nuk e kishim…

Po se pyesin këtu të gjithë

Belina Pupa: Na e futën në mend njerëzit më shumë. “Ah sa të mirë jeni. Po bëheni një fëmijë. Bëjeni aman”. Këtej në telefon nëna: “Po si ka mundësi? Çfarë keni? Pse s’e bëni një fëmijë?” Të gjithë me radhë. Ishte e vetmja gjë që na shihnin në çift, që mungonte. Nuk ishim plotësuar. Edhe është e vërtetë. Fëmija është bekim. Lum ai që i ka. Po neve nuk na erdhi. Ne jemi shumë të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë problem, me çfarë na thonë doktorët, thjesht s’ka ndodh. Mund të vijë nesër. Mund të vijë pasnesër.

Po unë besoj tek një linjë e jetës time që rrugën time e bëj unë. Është vetëm e imja. Ti ke rrugën tënde. Një nënë tjetër ndoshta bëhet nënë 15 vjeçe. Një nënë bëhet 40 vjeçe. Nuk duhet t`i fusim të gjithë në një filtër. Tani martohesh. Nesër duhet të bësh një fëmijë. Pasnesër do bësh një gocë e të tjera me radhë. Besoj se jam këtu për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim, thonë. Uroj ata që i kanë. Uroj që nëse ne do kemi, arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është të di çfarë mundem të krijoj unë me Visin. Dua të di çfarë krijimi mund të bëjmë ne.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV