Analistja amerikane: Egoja e Vuçiçit nuk mund ta pranojë që miliona serbë nuk e duan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistja amerikane Ivana Stradner ka komentuar protestat në Beograd, dhe qasjen e serbëve ndaj presidentit të tyre. Stradner me anë të një postimi në Twitter thekson se presidenti se Aleksandar Vuçiç nuk mund të pranoj se miliona serbë në fakt nuk e duan atë.

“Do të ketë protesta masive në Beograd të Serbisë kundër qeverisë. Vuçiç pretendon se sipas shërbimit të inteligjencës nga Lindja pritet një revolucion i ri me ngjyra”, ka shkruar Stradner.

Ajo shton se Kremlini pretendon se Perëndimi në Serbi po komploton një revolucion të stilit Maidan.

“Këtë javë qeveria ruse tha se Perëndimi po komploton një revolucion të ri të ‘stilit Maidan’ në Serbi. Egoja e Vuçiçit nuk mund të pranojë që miliona njerëz në Serbi nuk mund ta durojnë atë dhe kjo është një lëvizje bazë”, shton ajo.

Në fund, Stradner pohon se Vuçiçi është kthyer në objekt talljeje në Serbi.

“Vuçiç në intervista i pëlqen të theksojë se ai është një aktor racional, por ai është shumë i shtyrë nga emocionet që ai nuk mund t’i kontrollojë veçanërisht pakënaqësia dhe urrejtja.

Madhështia e tij, pasi ai dëshiron të jetë një Josip Broz Tito i ri, është shpesh objekt talljeje në Serbi. Është shumë qesharake se si serbët gjithashtu tallen me Vuçiçin për sjelljen e tij ndaj Putinit, pasi ky i fundit e ka poshtëruar atë shumë here,”përfundoi Stradner.

Lexo edhe :  Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Kujtojmë se gjatë të shtunës së kaluar, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV