Është bukur ta nisësh ditën me “Lajme mëngjesi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Katiola Karoli

Jo nga ato lajme monotone, mostruoze, politike a jo, të mëngjeseve në përditshmërinë tonë kaotike. E kam fjalën për librin më të ri të botuar këto ditë dhe “lajmeve” plot ngjyra e tematika të spërkatura me aromë pranvere dhe poezie ku poetja Zhuljeta Grabocka na drejtohet:

Prej tij e zgjuar në mes të stuhisë
unë jam lajmi në dukje i çuditshëm,
më kap shkëlqimi e vija e dritës
e vdes sakaq në mes të qetësisë.

E them plot bindje se njeriu, që ka ndërtuar karrierën nëpërmjet leximit dhe arsimimit mund të sjellë kaq bukur vargje si këto. Ajo shpesh rrëmon nëpër kujtimet e të kalurës, duke e kërkuar fëmijërinë, adoleshencën, si dhe vjeshtën e mëngjeseve, perëndimin e gjetheve, stuhinë e ankimit të degëve e krisjen e qelqeve, të gjitha zallahitë e zhurmave, për të përcjellë ndjenjat dhe emocionet e përjetuara.
Me një penë që di të gdhendë bukur artin e fjalës poetike përcillen mjaft hijshëm faza të ndryshme të jetës së saj,

/frymuar faqes së malit /këmbë baltosur e sytë gur…

Nëpër faqet e këtij libri gjejmë peisazhe e përshkrime me një figuracion të goditur, plot me figura letrare, krahasime, metafora, alegori e paralelizëm figurativ.

…dhe ecje në shtigje të pashkelura,/ shiu i gjetheve të rrëshqiti
mbi fytyrë./ Faleminderit dimër, pa ty nuk vjen pranvera!

Poete Zhuljeta nuk mund të jetë kursesi një ëndërrimtare naive, ajo nuk beson tek Babo Natale por tek fuqia e punës dhe këmbëngulja. Sipas saj vetëm duke sfiduar jetën e punuar fort mund të realizosh qëllimet e tua. Deshifro kodin e stuhive, trokit në dyert e diellit, vetëm ashtu mund tē shijosh zgjimet e mëngjeseve dhe rilindjes së shpirtit, shprehet ajo në përmjet vargjeve duke përceptuar mjaft bukur realitetin ku jetojmë dhe ndërthurr mjeshtërisht realen me irealen duke i dhënë ngjyra vargut dhe poezisë, për ta bërë atë, sa më të freskët dhe sa më të larmishëm.
Ajo është një njeri me një botë të pasur shpirtërore. Si një vizionare e denjë, si një poete bashkëkohore ka mundur tē sjellë krijime të bukura estetikisht dhe artistikisht. Ndjehet ëmbël malli, pengu, brenga, dëshira dhe lufta për jetën. Vargjet dhe mendimet e saj të rrëmbejnë duke udhëtuar në kohë dhe hapësirë. Përmes vargjeve lexuesi kujton madhështinë e Mikelanxhelos, Cappela Sistinën, Trojën, por dhe La Manshin, Pulian e azilanteve, Dardaninë historike. Imagjinata kapërcen kufijtë, lexuesi ndjen drithërima dhe emocion. Këto poezi flasin për pjekuri të lartë poetike, për një njeri të formuar që di si të përcjellë mesazhe paqe, dashurie dhe harmonie. Ja si e shpreh ajo misionin e poetëve, tek poezia “Ikja e poetëve”

Lexo edhe :  Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Po ikin poetët/ Po marrin nën krahë gjithçka prej ajri/ duke na lënë një medalion të dielltë./

Ajo kursesi nuk bën kompromis me të pandershmen, vulgaren, por vetëm me ndjenjën
reale e të sinqertë siç shprehet në një nga poezitë e saj.

“Mos thuaj kurrë”/ në kthesat e papritura/ bie vetëm politika! Ata vuajnë,/ nga ethet e temperaturave të larta,/ nga diarreja e deklaratat e paqarta./ Ne shkruajmë kompromisin/ sy për sy,/ buzë më buzë/ dhe kurrë s’themi “kurrë”!

Vëllimi poetik “Lajme mëngjesi” na bind se duhet të jemi selektivë në përzgjedhjen e asaj që lexojmë. Në mënyrë që shpirti e mendja të lartësohen e të bëhen të denjë për një shoqëri të civlizuar dhe të arsimuar. Larg vulgaritetit dhe seksizmit, ajo beson se një femër e arsimuar, e fortë dhe me karakter di si të pozicionohet në familje, punë dhe shoqëri. Tek poezia “ABC e lajmeve” poetja shkruan për Korçën , vendlindjen e saj:

/Të rritesh bijë në qytetit tim do të thotë / të kesh një familje shumë të madhe/ dhe historia të jetë kryefjala e lajmit më të freskët./ Si zëmbaku i oborreve,/ si buqetat e trëndafilave/ si aroma e blireve/ janë heronjtë e ngjarjeve monumentale.

Do të doja t’i mbyllja këto mbresa sërish me vargjet e saj:

…gjithçka mund të bëhet /në folenë e grerëzave/ dhe kryengritje dhe hoje,/ mjaltë…jo!

Jam e sigurt dhe e them plot bindje se Zhuljeta është jo vetëm bletë, por një mbretëreshë e cila di si të na orientojë drejt një letërsie të vërtetë.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV