Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas Mariano Diaz dhe pak pas orës 20:00 klubi mbretëror zyrtarizoi “divorcin miqësor” me futbollistin belg.

Nesër, kundër Athletic Bilbaos, do të jetë ndeshja e fundit e ish-futbollistit të Chelsea-t, që u transferua në Madrid në vitin 2019 me stofin e trashëgimtarit të Cristiano Ronaldos.

Një kalvar lëndimesh nuk e lejuan lojtarin nga “La Louviére” të shfaqte atë potencial që mrekulloi në “Stamford Bridge”. Koha e Hazard te Reali ka përfunduar.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024, por ndarja është afruar me një vit

Deklarata e Realit të Madridit

“Reali i Madridit dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës lojtari ndahet nga klubi që nga 30 qershori 2023.

Eden Hazard ka katër sezone si pjesë e klubit tone duke fituar 8 trofe: 1 Champions, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës.

Reali i Madridit dëshiron të shprehë dashurinë për Eden Hazardin dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë fazë të re”.

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV