Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turi i falënderimeve i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 10, ku ai tha se Partia Socialiste e sheh fitoren e 14 Majit si një përgjegjësi të madhe për t’ua kthyer mbështetjen qytetarëve me më shumë punë e besim.

“Ka dy mënyra se si mund ta menaxhojmë këtë fitore të madhe: Mund të themi se 60 mijë vota diferencë është fitorja më masive, më historike e një partie; ose mund të themi se një fitore kaq e madhe është edhe një përgjegjësi po kaq e madhe. Shumica e popullit na e dha këtë përgjegjësi, ndaj duhet të sigurojmë që këto 60 mijë vota diferencë t’i kthejmë në 60 mijë mundësi komunikimi, në 60 mijë mundësi përbashkimi dhe në 60 mijë ide dhe projekte për ta bërë Tiranën më të mirë, jo vetëm për ata që na votuan, por për secilin prej atyre që votoi, pavarësisht se mendojnë ndryshe nga ne, për të treguar që ajo që ne na bën të fortë nuk është arroganca, por përulësia, mëngët e përveshura, fjala mbajtur dhe punët e kryera. Kjo është filozofia që do na bëjë fitues edhe në mandatin tjetër,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, duke iu drejtuar demokratëve, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se askush nuk është i humbur, as ata që nuk votuan për skuadrën fituese.

“Thirrja ime për çdo demokrat është: Nuk keni humbur asgjë! Përkundrazi, keni fituar një skuadër, keni fituar një ekip, keni fituar një shoqëri të jashtëzakonshme, të atyre që vërtet duan të punojnë për qytetin. Ndaj, doja që mesazhi që duhet t’i japim kundërshtarëve tanë është se ata nuk kanë humbur. Mund të kenë problemet e tyre, mund të kenë përçarjet e tyre, mund të kenë nevojë për kandidatë më të mirë, mund të kenë nevojë për më shumë organizim, por ata nuk kanë humbur”, tha ai.

Lexo edhe :  Për kë bëhet fjalë?/ Gazetari plas ‘bombën’: Një video erotike në Bashkinë e...

Veliaj shtoi se Partia Socialiste është sot partia më e disiplinuar, si dhe forca më e organizuar e më patriotike, duke filluar nga organizatat, tek drejtuesit e forumeve, patronazhistët dhe aktivistët, që ishin risia e kësaj fushate.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV