Zyrtare/ Marco Asensio largohet nga Real Madrid pas 7 sezonesh si “Los Blancos”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi spanjoll, Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Marco Asensio.

Pas shtatë sezoneve me Los Blancos, Asensio ka vendosur të largohet nga Real Madridi pas skadimit të kontratës.

Është vet klubi mbretëror që ka njoftuar largimin e Asensios, duke i uruar fat në karrierë apo në klubin e ri.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur stemën dhe fanellën tonë për shtatë sezone”.

“Ai mbërriti në Real Madrid kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të hyjë në historinë e klubit tonë si pjesë e një ekipi që ka luajtur në një nga periudhat tona më të suksesshme”.

“Marco Asensio ka fituar 17 tituj me Real Madridin: 3 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle”.

“Ne madridistët nuk do ta harrojmë kurrë karrierën dhe sjelljen e tij shembullore gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij fat në këtë fazë të re”, thuhet në njoftim.

Asensio së fundmi është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain dhe Aston Villa, me francezët që vlerësohen favorit.

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV