Basha nuk i ndal akuzat: Berisha manipuloi primaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatët e Primareve, sipas Lulzim Bashës, nuk u zgjodhën nga vullneti i lirë i demokratëve por u paracaktuan.

Ish-kreu demokrat tha se i gjithë procesi i primareve u manipulua nga emra të korruptuar të qeverisjes së PD.

“Bashkimi për Fitore, Bashkimi për Dështim, shpallen të ashtuquajtën “Primaret”. Procesi i primareve, vetëm emri i mbeti i tille, prodhoi pakënaqësi të shumta. Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë.

Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri”, tha Lulzim Basha, ish kryetar i PD.

Gjatë një takimi të mbajtur në Kamëz, Basha u kritikua nga demokratët pasi duhet ta kishte larguar Berishën nga partia prej vitit 2013. Gabim të cilin ai e pranoi.

Pyetje: Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur.

Basha: Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar.

Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare.

Basha tha gjithashtu se Berisha së bashku me Metën e Ramën janë shqetësuar nga rikthimi i tij në politikën aktive.

Të fundit

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV