Berisha, kapitull i mbyllur i të shkuarës/ Basha: Përpiqet të fshehë humbjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Kamëz fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit.

Basha u shpreh pro vettingut të politikanëve dhe listave të hapura dhe kjo gjë të votohet nga vetë ato në Parlament.

“Çfarëdo që të thonë, nuk kanë për t’i ikur dot një pyetje, apo dy pyetje, apo tre pyetje që unë do t’ua përsëris në çdo takim që do të jem me ju dhe që ju ftoj dhe ju dhe këdo tjetër që t’ua përsëris, edhe gazetarët.

Jeni për vettingun në politikë? Po apo jo? Në qoftë se jeni ejani votojeni në Parlament.

Jeni për listat e hapura? Po apo jo? Në qoftë se jeni ejani votojeni në Parlament.

Jeni për kufizimin e mandatit të kryeministrit? -keni kufizuar mandatin e Presidentit që nuk merr asnjë vendim, dhe nuk kufizoni mandatin e zyrës më të fuqishme që ka Republika?!

Këto janë pyetjet me rëndësi për njerëzit, sa për avazin e vjetër, avazi i vjetër e ka një shpjegim.

Në fakt ka dy mundësi: mundësia e parë është që me sulmet ndaj meje po mundohet të heq vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit, kjo është mundësia e parë. Mundësia e dytë që nuk përjashtohet, është që ta ketë humbur vet fare, dhe pasi shpartalloi miqtë e jashtëm, po mundohet të zbulojë dhe të shpartallojë dhe armiqtë e brendshëm, domethënë e ka humbur vet.

Në çdo rast për mua është kapitull i mbyllur, unë e kam lënë pas tashmë dhe ju ftoj që dhe ju të mos harxhoni kohë më me të.

Ne duhet të harxhojmë kohë me të ardhmen, ne duhet të preokupohemi për të nesërmen jo për të djeshmen. E djeshmja nuk do sjell asgjë të mirë”.

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV