PD-ja apo korrupsioni, problem më i madh në Shqipëri?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Në indeksin e perceptimit të korrupsionit 2022 (CPI) janë të matrikuluara 180 shtete, ku Shqipëria ndryshe nga një vit më parë është përmirësuar me një vend.

Nga indeksi Shqipëria ka përparuar në 36 pikë prej 35 syresh, që kishte mbledhur vitin e mëparshëm.

Në dukje, është lajm i mirë, sepse gjërat nuk janë përkeqësuar përballë mesatares globale, e cila mbetet e pandryshuar për më shumë se një dekadë në 43 nga 100 vende të matrikuluara këtu. Por lajmi në këtë indeksim është se në plot 155 vende nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm kundër korrupsionit ose kanë rënë që nga viti 2012.

Shqipëria është një vend ku korrupsioni është gati në çdo fushë, por vetëm 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime dhe mashtrime me pronën publike (TCH, 2023).

Ndaj, kreut të këtij institucioni Arben Shehu nga Komisioni i Ekonomisë ka bërë apel që duhet të merret parasysh zbatimi i rekomandimeve të lëna për parandalimin e dëmeve financiare.

“Jo vetëm në kallëzime, por atë çfarë duhet të jetë. Roli parandalues shumë më shumë se ndëshkues. Ne do të duhet të ndryshojmë mënyrën se si ju sugjeroni, falë konstatimeve që bëni gjatë punës tuaj të auditimeve.

Çfarë ndryshimesh duket të ketë, edhe në ligjin e prokurimit publik për të përmirësuar procedurat aktuale, si është rritur eficenca e parave publike dhe ata persona që shkaktojnë dëm të jenë para drejtësisë”.

A e zgjidh vallë ky rekomandim uljen e korrupsionit në vend? Tashmë edhe kryeministri Rama duket pak i dorëzuar para këtij fenomeni.

Pak ditë më parë, në turin e tij të falenderimeve, do kujtonte problematikat me njerëzit e Kadastrës, por edhe shqetësimet e tjera, sikur të fliste për pushtet tjetër jo atë që është nën autoritetin e tij!

Pak orë më parë, rasti i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë do të tregonte sesi funksionojnë hallkat e tenderimeve tek ne. “Tenderët për mbikëqyrje punimesh konsiderohen tenderë të vegjël.

Ato kushtojnë pak mijëra euro dhe shërbejnë për të kontraktuar një kompani që mbikëqyr punimet e marra përsipër nga një kompani tjetër. Si një hallkë që shërben në rolin e gardianit dhe që duhet të garantojë cilësinë dhe sasinë e punimeve të kontraktuara, pavarësisht vlerës së vogël, këto kontraktime janë të rëndësishme.

Lexo edhe :  Përpjekje për të shpëtuar nga “normalizimi”

E megjithatë, këto janë tenderët që nuk tërheqin vëmendjen e medias dhe qytetarëve pothuajse kurrë, për shkak të vlerës së ulët” (Report, 2023). Në një analizë stratigrafike që bën, kupton se vetë këto tendera janë problem për të mos thënë se janë fiktivë sipas analistëve të ekonomisë.

Por, janë bash të tillat që në segmente të ndryshme po e trandin shtetin shqiptar dhe po tregojnë një fenomen, i cili është ngado sot në Europën e Lindjes: Përballjen e mangët me korrupsionin. Në shumë pjesë të Evropës Lindore, ashtu si në Shqipëri ryshfeti mbetet gati endemik.

Kjo e shpjegon mbase deridiku edhe luksin e shfrenuar të aparaçitkëve tek ne, makinat e shtrenjta që kemi para syve dhe mënyrën e jetesës që kanë pasur e kanë disa nga njerëzit që janë marrë me administratën.

Është bash ky korrupsion, që pengon investimet e brendshme dhe sigurinë për investimet e jashtme. Për më tepër akoma, administratat e korruptuara e kanë të vështirë prej transparencës të administrojnë shumë programe të ndihmës së BE-së, të cilat – nëse trajtohen mirë – mund të nxisin zhvillimin.

Dhe, kur nuk ia dalin dot me ankesat Dhomat e Tregëtisë së disa vendeve të zhvilluara, mund të kuptosh lehtë sesi mund t’ia dalin lehtë bisnesmenët e ndershëm shqiptarë.

Mbase, këtu duhet shkuar tek një ide tjetër dhe të shmangim debatin gati shterpë për PD-në, emisarët e të cilës shpesh kanë treguar se janë më të shqetësuar për beneficet dhe përfitimet e kësaj administrate, sesa modulet që mund të ofrojnë kundër korrupsionit.

Por, tashmë është sport kombëtar që të merresh me PD-në ndërkohë që korrupsioni në vend jo thjesht është shqetësues por më shumë se kaq po frenon atë hemoragji ikje të njerëzve dhe mbajtje shprese për të jetuar në vend.

Kur, e shikon shterpësinë e ideve për ringritjen e PD-së, partisë më të madhe të opozitës, kupton sesa lehtë është për pushtetin dhe të gjithë ata që e ushqejnë korrupsionin ta mbajnë këtë gjëndje.

Dhe, ndaj ndodh që një histori me PD-në zgjat për ditë e ditë të tëra, kurse rastet e korrupsionit, “harrohen” për gati 24 orë.

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV