Tensionet në Veri të Kosovës, Sheiku i Emirateve telefonon Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, është një situatë që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i radhës që ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se mbrëmë ka  diskutuar me ministrin e Jashtëm të Emiratave, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Në këtë bisedim Kurti, thekson se Sheikh Zayed i ka bërë të ditur se hapi drejt shtensionimit të situatës në veri, është zbatimi i Marrëveshjes Themelore.

“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emiratave të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë

Të fundit

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

Lajme të tjera

Web TV