Helmohen disa banorë në Bulqizë nga uji i pijshëm, procedohet penalisht 64 vjeçari (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoti ujin e pijshëm, me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, dhe për pasojë u helmuan disa banorë të këtij fshati, procedohet penalisht 64-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Kadri Muça 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës

Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në...

Aksident në Fier, përplasen gjashtë automjete

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në lagjen “ 15 Tetori” në Fier. Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se si pasojë...

Trofeu “Dita e verës”, aktiviteti çiklistik në Elbasan tërheq vëmendjen e vizitorëve

Në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është bërë traditë, është zhvilluar trofeu “Dita e Verës” në çiklizëm, një aktivitet që ka tërhequr vëmendjen e...

Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotografia tregon Françeskun në kapelën e spitalit Gemelli në...

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy...

Lajme të tjera

Web TV