Largimi i Messit i kushton PSG-së, klubi parizien fillon të humbasë miliona “ndjekës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi mbylli aventurën 2-vjeçare te PSG, që nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar. Pavarësisht se fitoi titullin kampion (2x) dhe Superkupën e Francës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, zhvilloi 75 ndeshje në total, shënoi 32 gola dhe dhuroi 35 asiste me skuadrën franceze.

Objektivi Champions League nuk u arrit, ndërkohë që tifozët e PSG-së nuk i kursyen thumbimet dhe vërshëllimat ndaj argjentinasit. Madje as në takimin e tij të fundit në “Parc des Princes”.

35-vjeçari mund të rikthehet te Barcelona. Ose mund të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku Al Hilal është gati t’i dhurojë 400 mln euro në sezon.

Largimi i Messit u ka kushtuar kampionëve të Francës në aspektin e marketingut. Faqja zyrtare e Instagramit e PSG-së, ka humbur minimalisht 2 milionë ndjekës pas zyrtarizimit të largimit të kampionit të botës.

Edhe pse firma e tij me PSG-në dy vite më parë krijoi entuziazëm të madh te tifozët, kurrë nuk lindi dashuria mes tyre dhe futbollistit më të mirë në planet.

Gjithsesi, “pleshti” nuk i kurseu fjalët e bukura në lidhje me këtë aventurë në kryeqytetin francez, ku ndër të tjera tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj këtë klub. Ishte fantastike të isha pjesë e kësaj skuadre dhe të luaja përkrah shumë lojtarëve të mirë. Do të doja të falënderoja klubin për këtë përvojë të mrekullueshme në Paris”.

Të fundit

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua...

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10 viteve. Zonja Hoxha ka renditur...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

“25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë”

Nga Namir Lapardhaja Si argument kryesor, shkrimi i Doktorit kishte faktin se “vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej në kuti...”,...

Lajme të tjera

Web TV