“Nuk dua t’i jap mend palës tjetër”/ Veliaj: Fitorja erdhi sepse punojmë çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ndalesën e radhës të turit falënderues për votën e 14 Majit, u takua me banorët e Lagjes 12 dhe zonës së Dajtit, të cilëve u shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe deklaroi se fitorja erdhi vetëm në sajë të punës së përditshme.

Nuk dua t’i jap mend palës tjetër, se në fakt jam shumë krenar që i mundëm, por kur ata mundohen të kërkojnë fajtorin, fajtori mund të ketë një emër dhe në analizën e tyre ta gjejnë emrin ku të duan, por unë di të them kush është fituesi.

Fituesi është ajo forcë, ai grupim njerëzish, ajo familje që nuk kujtohet vetëm në ditët e fushatës, por që fushatën e ka të përditshme.

Ky është shpjegimi i fitores sonë, fakti që kemi qenë me njerëzit përditë, përnatë, me diell, me shi, me tërmet, pandemi dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë. Ndaj, ftesa ime është që të vazhdojmë të njëjtën formulë suksese, që ka funksionuar deri tani, të jemi përditë me njerëzit, të punojmë përditë për njerëzit,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi edhe fushatën e shtrenjtë të opozitës. “Kur erdhi puna te fushata, krahasuar me 30 ditë luks, me stadiume, me ekrane, foni e koncerte, me autobusë e me kamionë, me taksi, çdo gjë falas, me avionë, njerëzit thanë: “Prit pak, ku ishin këta? 30 ditë paskan pasur shumë pare!”.

Fushata jonë modeste bërtiti më shumë, jo se kishte më shumë foni, por veprat tona flisnin më shumë se të gjitha fonitë, ndriçimet dhe ekranet bashkë, sepse njerëzit nuk harrojnë ndjesinë që ti u jep kur je me ta çdo ditë – jo kur të vjen vakti për votime – por kur ti e premton çdo ditë si të jetë dita e fundit e fushatës, sepse për ne çdo ditë është fushatë”, theksoi ai.

Të fundit

Mallorca ndal në barazim Barçën në shtëpi, Vedat Muriqi fantastik me gol dhe asist

Mallorca rezulton “kockë” e fortë ndaj Barcelonës në javën e shtatë të La Ligës, duke barazuar me shifrat 2-2,...

Juventus mposht minimalisht Leccen dhe vijon ndjekjen ndaj Interit kryesues

Juventus-Lecce çelën javën e gjashtë të Serie A, me “bardhezinjtë” që fituan minimalisht, 1-0 në “Allianz Stadium”, ndërsa miqtë nga ana tjetër pësojnë humbjen...

Kurti: Në Bruksel, Vuçiç tha se Radojçiç do të bëhet “Adem Jashari i serbëve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje mbi deklarimet që ka bërë presidenti i Serbisë në takimin e 2 majit në Bruksel.  Me...

Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai...

Basha akuzon Serbinë: Skenar sekret për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel...

Lajme të tjera

Web TV