”PD një parti që ka të ardhme”/ Analisti: Opozita në vitin 2025 do fitojë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Sidi Hasanaj, është shprehur i bindur se PD në vitin 2025 do ti fitojë zgjedhjet parlamentare duke mposhtur kështu Edi Ramën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se PD ndryshe nga Rithemelimi është një parti që ka të ardhme.

Më tej ai nënvizoi se politika në pushtet kërkon që të vrasë PD, për të thënë që kjo parti është në kufijtë e Sali Berishës.

“Kam bindje të plotë dhe e vë bast publik se në vitin 2025 opozita do të mund Edi Ramën. Që nga 15 maj që dolën rezultatet e deri më tani është tentuar që të bëhet një shpëlarje truri, një manipulim tjetër demokratëve, duke i vrarë identitetin politik.

Duan të vrasin PD, për të thënë që PD është thjeshtë në kufijtë e Sali Berishës, është krijuar nga Berisha. Demokratët tashmë i kanë ngritur strukturat e tyre, selitë janë të ndara, Berisha de fakto ka ndryshuar dhe emrin.

Duan që PD ta minimizojnë. Në fakt ato 103 mijë vota që mori PD, që ishin minimumi i mundshëm që mund të merrte.

PD është pa të kaluar por me të ardhme ndërsa Rithemelimi është me të kaluar por me të . Njerëzit kanë kërkuar ndarje nga berishizmi.

Njerëzit duan treg të lirë, janë kundër oligarkëve. PD nuk është krijuar si parti konvencionale, është krijuar si një ndjenjë, si frymë, qoftë kundër komunizmit”-tha ai.

Të fundit

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli...

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Virozat e stinës, mjeku i njohur tregon se kush janë më të rrezikuarit

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV